Barcelona ka shkatrruar Santosin Barcelona rikthehet - TopicsExpress



          

Barcelona ka shkatrruar Santosin Barcelona rikthehet spektakolare. Skuadra e Gerardo Martinos shpërfytyron ish ekipin e Neymar, Santosin me rezultatin 8-0 në një takim miqësor, të vlefshëm për trofeun “Joan Gamper Cup”. Sulmuesi brazilian, edhe pse nuk realizoi asnjë gol, e ndau përgjegjësinë e sulmit bashkë me Lionel Messin, duke i dhënë sinjalet e para trajnerit argjentinas për sulmin katalanas të së ardhmes. Serinë e golave e hapi pikërisht 4 herë fituesi i Topit të Artë në minutën e 8-të, ndërsa 4 minuta më vonë Basto shënoi një autogol. Sanchez dhe Pedro vulosën pokerin e pjesës së parë ndërsa në fraksionin e dytë u shtuan edhe 2 gola nga Fabregas dhe Adriano e Dongou. Kjo është një humbje që mund të ndikojë shumë në moralin e Santosit për sezonin e ri në kampionatin brazilian, pasi në ndeshjen e radhës, ish skuadra e Neymar do të përballet me Corinthiansin në derbin e ligës. Pas takimit, Neymar nuk u ndal shumë në disfatën e Santosit, duke shprehur kënaqësinë që luan përkrah një lojtari si Messi. “Lionel është një idhull për mua dhe lojtari më i mirë në botë. Është një kënaqësi e madhe që ndaj të njëjtat hapësira në skuadër me të”. Pas disa ditësh Barcelona do të udhëtojë drejt Lindjes së Mesme ku do të marrë pjesë në Turneun e Paqes që do të zhvillohet në Izrael dhe Palestinë.
Posted on: Sun, 04 Aug 2013 09:00:03 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015