Barcelona ne ankth ! Barcelona është në ankth në pritje të - TopicsExpress



          

Barcelona ne ankth ! Barcelona është në ankth në pritje të rezultateve për shkallën e lëndimit të Lionel Messi, i cili u detyrua të zëvendësohet në pjesën e dytë të barazimit të mbrëmshëm 1-1 ndaj Atletico Madrid. “Messi është zëvendësuar, si masë paraprake pas disa shqetësimeve në pjesën e pasme të kofshës së majtë”, shkruhet në një postim të klubit në Twitter. Argjentinasi tash do t’u nënshtrohet testeve gjatë ditës së sotme (e enjte) për të zbuluar shkallën e dëmtimin, me tifozët që shpresojnë lëndimi të mos jetë i madh për ta mbajtur atë një kohë të gjatë jashtë fushe. Messi pësoi një lëndim të ngjashëm edhe në fund të sezonit të kaluar, kur këndoi ijën në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Paris Saint-Germain. Ai arriti të rikthehet në ndeshjen e kthimit, për të ndihmuar Barcën të fitojë, por përkeqësoi gjendjen dhe qëndroi jashtë fushe në tre ndeshjet e fundit të La Liga, kur Barca kishte siguruar titullin. Rreth situatës së Messi ka komentuar edhe trajnerit Tata Martino, i cili thotë se nuk ka njohuri për shkallën e lëndimit pa marrë rezultatet nga stafi mjekësor. “Ai morri një goditje dhe më pas pati një problem muskulor, andaj ne do të kërkojmë ekzaminime për të parë sa serioze është ajo. Nuk ka kuptim ta mbajmë atë në fushë nëse ai nuk mund të lëvizë me komoditet”, ka thënë Martino. /Telegrafi/
Posted on: Thu, 22 Aug 2013 12:55:13 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015