Barça rrit ofertën për Andres Iniestan Refuzimi i Iniestës - TopicsExpress



          

Barça rrit ofertën për Andres Iniestan Refuzimi i Iniestës për të firmosur marrëveshjen e re me Barcelonën për shkak të pakënaqësisë së futbollistit lidhur me ofertën financiare të klubit, ka tronditur katalanasit, të cilët janë vënë menjëherë në lëvizje për të bërë një ofertë të re për spanjollin. Blaugranat i ofruan mesfushorit të tyre, një marrëveshje të re deri në vitin 2018, por paga e propozuar nga klubi duket se nuk ka kënaqur Iniestën. Barcelona megjithatë nuk dëshiron që të tensionojë më shumë situatën, pasi një futbollist i lumtur ka dhe rendiment më të lartë në fushë. Pas ofertës së parë prej 8 milion euro, klubi po mendohet të rrisë ofertën e dytë në 10 milion euro pagë vjetore, e cila duhet të jetë një shumë e kënaqshme për Don Andres. Lajmi raportohet nga mediat spanjolle, të cilat theksojnë se palët do të nisin bisedimet në ditët në vazhdim ndërkohë që gjithashtu do të synohet rinovimi dhe me dy lojtarë të rinj, Marc Bartra dhe Martin Montoya, me të cilët po bisedohet prej kohësh por nuk është gjetur ende një marrëveshje.
Posted on: Tue, 17 Sep 2013 18:07:03 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015