Basha: “Do ofrojmë norma, standarde të BE, në shërbimin ndaj - TopicsExpress



          

Basha: “Do ofrojmë norma, standarde të BE, në shërbimin ndaj fëmijëve të kryeqytetit” Bashkia e Tiranës ka nisur rindërtimin e kopshtit nr.1 dhe 40. Në kopshtin nr.1, një investim prej 20 milionë lekësh, do të ndërtohet një shtesë, për të shtuar ambientet e ndenjes dhe ato për stafin të cilat mungojnë. Në të dy kopshtet do të riorganizohen ambientet, do të ketë dhomë mjeku dhe psikologu, do të instalohet ngrohja qendrore, e cila mungon, do të realizohet hidroizolimi i tarracave dhe suvatimi i mureve dhe tavaneve që janë të dëmtuara nga lagështira, do të kryhet riparimi i sistemit të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve pasi është i amortizuar dhe ka rrjedhje të vazhdueshme si dhe riparimi i sistemit të rrjetit ekzistues elektrik, pasi është i amortizuar dhe nuk e përballon ngarkesën elektrike. Gjithashtu, do të sistemohen dhe përshtaten për fëmijët ambientet e jashtme. Vlera e investimit ne kopshtin 40 është 19 milionë lekë. Rikonstruksioni i dy kopshteve do të përfundojë brenda 8 muajsh. Kryebashkiaku Lulzim Basha shprehu vendosmërinë e Bashkisë së Tiranës, për t’u ofruar fëmijëve të kryeqytetit kushte sa më të mira në kopshte. “Gjithsej, në qytet po investohet në 12 kopshte e çerdhe, të cilat jo vetëm do të rrisin mundësinë e Bashkisë së Tiranës, për t’u shërbyer më shumë vogëlushëve, sipas kërkesës së prindërve të tyre por do të mbyllë një herë e mirë kapitullin në këto 12 çerdhe e kopshte, atë të standardeve të parealizuara, në raport me shërbimin ndaj fëmijëve, duke siguruar një standard bashkëkohor dhe në përputhje të plotë me normat e BE. Këto investime po kryhen nga Bashkia e Tiranës, me buxhetin e saj dhe do të vazhdojnë, për të përfunduar në një periudhë kohore 3 deri në 6 muaj. Në shkurt të vitit të ardhshëm, jo vetëm do të ketë përfunduar rikonstruksioni, ndërtimi, zgjerimi i plotë i këtyre 12 kopshteve dhe çerdheve por do të bëjmë gati paketën tjetër e cila do të synojë realizimin e objektivit tonë, që anembanë territorit të qytetit të Tiranës, shërbimi i kopshteve dhe çerdheve, të jetë në përputhje nga ana sasiore me kërkesën e prindërve për fëmijët e tyre, kërkesë e cila sot kënaqet vetëm në masën 60-70%, për shkak të situatës së akumuluar ndër vite, natyrisht edhe rritjes demografike të popullsisë së Tiranës dhe së dyti, për të vendosur në çdo rikonstruksion standard bashkëkohor, norma dhe standarde të BE, në raport me shërbimin që u ofrohet fëmijëve të kryeqytetit” – u shpreh z. Basha. Kreu i Bashkisë ka deklaruar se brenda kësaj jave, pritet të nisë puna edhe për bulevardin e ri të Tiranës. "Sot, Fondi i Abu-Dhabit ka bërë zyrtar aprovimin e fituesit të tenderit ndërkombëtar për bulevardin e Tiranës dhe ne presim brenda një kohe shumë të shkurtër, me aprovimin e marrë nga Fondi i Zhvillimit të Abu-Dhabit, që është edhe Fondi i investimit për këtë projekt, të finalizojmë hapat dhe mundësisht brenda kësaj jave të bëjmë mobilizimin. Sot, ka një etapë tjetër, të fundit, të rëndësishme dhe që është akti i qeverisë, vendimi i Këshillit të Ministrave për të miratuar shpronësimin e objekteve në trajektoren e bulevardit. Me përmbylljen me sukses të kësaj etape, të këtij vendimi, ne jemi gati të nisim punimet, ndoshta që në këtë fundj
Posted on: Thu, 05 Sep 2013 12:03:09 +0000

Trending Topics



ty
Heading to my next rescue in just a few seconds. Please keep your
NEW AC Adapter/Power Supply Cord for Dell 310-8363 CF823 CF825

Recently Viewed Topics




© 2015