Basha dhe diçka mbi klanin financiar të Bogoljub - TopicsExpress



          

Basha dhe diçka mbi klanin financiar të Bogoljub Kariç 15 Nga Bedri Islami Postuar më: 29 Tetor, 2013 tek Analiza lulzim-basha-1024x697 (Pjesa e dytë) Nga të gjitha absurdet që janë ngritur në dëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ky është më absurdi. Është një sajesë e ngritur mbi një fantazi të jashtëzakonshme dhe tmerrësisht e dhimbshme. Mund të siguroj gjithkënd, se e gjithë struktura e lartë drejtuese e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pa asnjë përjashtim, ka mësuar për këtë “histori” shumë vite pas përfundimit të luftës. Tashmë ajo është e njohur . Sipas “ rrëfimit” të Klara del Pontes, pasi kishte ikur nga detyra e saj, dhe më pas Raportit të Dick Martyt, në këtë shtëpi janë bërë operacione të jashtëligjshme, makabre, ndaj robërve të luftës, shumica serbë, dhe organet e tyre jetike janë transplantuar diku jashtë Shqipërisë. Pra është një histori e dëgjuar. Nëse UÇK-ja do të kishte pasur mjekë të tillë kaq të aftë dhe pajisje të tilla kaq moderne, dhjetëra e dhjetëra luftëtarë do të ishin ende në jetë, të cilët vdiqën nga plagët e mara në luftime. Të plagosurit e luftës më së shumti janë mjekuar në Spitalin Ushtarak të Tiranës, e kur gjendja ka qenë e jashtëzakonshme, në raste të rralla kjo, është bërë mjekimi i tyre jashtë Shqipërisë, zakonisht në vendet fqinj, por kurrë në Greqi. Mjekët e paktë në radhët e UÇK-së kanë bërë më tepër se sa ka qenë e mundur. Ndonjëri prej tyre si si mjeku i njohur Hafir Shala u arrestua nga forcat serbe, të drejtuara nga një udbash i njohur, Fadil Sylejviçi, qe më pas do të jetë në njëjtën strukturë hetimore si edhe Lulëzim Basha e bashkë-hetues në rastin e Daut Haradinajt, të Fatmir Limës, Idriz Balajt e të tjerëve. Ai do të jetë fabrikuesi kryesor i dosjes “Kiçina”, mbi falsifikimin e së cilës u dënuan ashpër, pa asnjë prove, disa djem të rinj, ish-luftëtarë të UÇK-së. Tre persona përmendin Lulëzim Bashën Shtëpia e Verdhë lidhet me veprimtarinë e Lulëzim Bashës, ndaj edhe e risjellim sot këtu, por jo vetëm për kaq. Ajo shtrihet edhe më tej se një histori me “isha apo nuk isha”. Lulëzim Basha do të jetë pjesë e ekipit që do të bëjë hetimet në këtë “shtëpi” për të gjetur prova për të ashtuquajturat krimet e luftës. Antropologu Jose Pablo Baraybar – njëri nga ekspertët e atyre që njihen të përfshirë në hetimin e ngjarjeve, saktësisht , të krimeve të luftës, duke folur për historinë e Shtëpisë së Verdhë, do të pohojë se pjesë e rëndësishme e këtij ekipi, do të ishte edhe Lulëzim Basha. Sipas Baraybar-it, e jo vetëm sipas tij, në ekipin e hetuesve që ka bërë hetime e ka “zbuluar” çfarë mendohet se mund të ketë ndodhur gjatë luftës në Kosovë, vrasje, rrëmbime e tortura nga ana e UÇK-së, ishte edhe Lulëzim Basha. “Basha e njeh dosjen, ai e ka pasur atë”, thekson ai në një intervistë dhënë gazetës zvicerane “Le Temps”. Basha e përgënjeshtroi këtë. Ngutja e tij ishte e dukshme për të bërë një të tillë, kur aq më tepër, në kohën kur u bë kjo dëshmi, ai ishte ministër. Mjeku nga Kosova, Tefik Gashi, edhe ai njëkohësisht pjesë e ekipit të hetimit, dëshmon praninë e Bashës në hetimet rreth Shtëpisë së Verdhë. Një tjetër konfirmim vjen nga Fred Abrahams i Human Rights Watch, që bën të qatë se “Basha ka punuar për Gjykatën dhe Departamentin e Drejtësisë pranë UNMIK-ut pas luftës, dhe personalisht ke hetuar informacionet për vendet e këtyre burgosjeve në Veri të Shqipërisë”. Pas dy dëshmive të tjera, zoti Basha nuk reagoi më tej. E përsëris, kushdo që ka pranuar të jetë pjesë e hetimit të ngjarjeve në Kosovë, si pjesë e strukturave të UNMIK-ut, mund të ndodhej në këtë situatë, edhe Basha. Por këmbëngulja e tij për të fshehur këtë fakt, ashtu si heshtja edhe ndaj fakteve të hetimit të luftëtarëve të UÇK-së, të cilët, ose dolën të pafajshëm ose akuza ishte e ngritur mbi dëshmi të rreme e sajesa absurde. Përse Basha kërkon të fshehë një fakt, i cili edhe ashtu nuk mund të jetë aq i mistershëm? Një implikim domethënës Janë disa arsye, jo thjeshtë sipas mendimit tim, por edhe sipas analistëve seriozë në Kosovë, të cilët nuk kanë varësi nga dukja e Bashës apo pozicioni i tij partiak e shtetëror. Këto zëra po bëhen gjithnjë e më të shumtë, pasi edhe rrjedhojat e asaj që ka ndodhur po bëhet më e rëndë. Së pari, e gjithë statura e akuzës së ngritur rreth e mbi Shtëpinë e Verdhë është sa monstruoze, aq edhe e pabesueshme. Vetëm dikush që kërkon me të gjithë forcën e shpirtit të jetë pjesë e Elitës mund të bëjë edhe thyerjen e ndërgjegjes së tij për hir të një pozicioni më të lartë në strukturat e shtetit. Koha kur filloi hetimi rreth Shtëpisë së Verdhë është njëkohësisht edhe kohë e thyerjes së shumë dëshmive e akuzave kundër UÇK-së. Hetues të përcaktuar qartë, që donin me çdo kusht të gjenin “ fajet e krimet”, ishin të gatshëm të përcaktoheshin edhe për më absurden. Dikush duhej të bënte të mundur gjetjen e fakteve, afishimin dhe deshifrimin e tyre. Të jetë Lulëzim Basha njëri prej tyre: kjo është e mundur. Abuzimi i tij me gjërat që erdhën më pas, janë dëshmi se një njeri që jep urdhër të vriten njerëz të pafajshëm, ai është në gjendje të fajësojë edhe të vdekurit ose mbi vdekjen e tyre të bëjë një ngjitje të re. Së dyti, akuza e Shtëpisë së Verdhë , duke qenë më monstruozja, është edhe më e dashura për bordin serb në Kosovë dhe për bordin serb në Tiranë. Do të ishte gjetja më e afërt për to, nëse, qoftë edhe për disa kohë, qoftë edhe nga larg, do të kishte një njollosje të UÇK-së, si një strukturë egërsie dhe pa asnjë lloj morali kombëtar. Së treti, Shtëpia e Verdhë është një nga akuzat më rrëqethëse në raportin e Dick Martyt, raport i cili mund të shtrohet për shqyrtim në verën e ardhshme. Lulëzim Basha mund të jetë dëshmitar i akuzës, pasi ka qenë pjesë e ndërtimit të kësaj akuze. Përbetimet, në këtë rast, do të ishin të pavlefshme. Klani financiar i Bogoljub Kariç Kohët e fundit, struktura e ngritur nga vëllezërit Kariç, sidomos nga njëri prej tyre, Bogoljub Kariç, ndërmori një gjë të padëgjuar: fabrikimin e dëshmitarëve të rremë, të cilët do të kishin qenë pjesë e ngjarjeve, jo vetëm në Shtëpinë e verdhë. Këto dëshmitarë të rremë, jo vetëm serbë, do të paguheshin mirë dhe disa prej tyre ishin paguar në shpërblim të dëshmisë së tyre. Disa nga këto kishin dëshmuar edhe më parë, por duke qenë dëshmi gjysmake e pa vlerë, ata nuk janë përfshirë në akuzën e Dick Martyt. Pra, në shumicën e tyre, janë anonimë. Cila ishte rruga deri tek ato? Vëllezërit Kariç në Kosovë nuk kanë qenë një bandë e zakonshme. Ata kishin bankën e tyre private, rrjetin e sigurisë, shërbimin sekret, dhe ishin njerëzit më të afërt të Jovica Stanishiçit, dajës së Damir Fazlliçit. Këtu qëndron edhe pikëpyetja e përhershme, e cila kërkon të mos mbetet enigmë: Është në këtë mes edhe një herë i njohuri Fazlliç? Revista kroate “Index”, më 16 shkurt 2009, bën këtë përcaktim për Fazlliçin: “Një mik i kriminelëve dhe i politikanëve, nipi i Jovica Stanishiçit, drejtorit të tmerrshëm të sigurimit të shtetit në kohën e Millosheviçit. Fazlliç për 10 vite është i lidhur jo vetëm me kriminelët më famëkeq të Ballkanit, por edhe me disa nga politikanët më të lartë në rajon”. Dhe shton më tej: “Korrelacioni mes Fazlliçit dhe ministrit Basha është veçanërisht interesant për shkak të skandalit të korrupsionit të autostradës së veriut”. Njëri prej tyre, ndoshta më i rëndësishmi aktualisht, është Lulëzim Basha. Së katërti : në përcaktimin e Fred Abrahams, lidhur me rolin e Bashës në hetimin e ngjarjeve të luftës, bëhet një përcaktim që mund të ketë rrjedhime të tjera: Ka hetuar informacionet për vendet e këtyre burgosjeve në Veri të Shqipërisë. Pra, jo vetëm për një vend, por për shumë të tilla. Një drenicak i panjohur Kohë më parë, ka pasur disa dëshmi nga shqiptarë që tashmë jetojnë larg Kosovës, për ngjarje të rënda psikike e fizike në dëmin e tyre nga luftëtarët e UÇK-së. Flitet edhe për një vend të tillë në rrethinat e zonës së Kukësit, jo larg kufirit. Këto dëshmi janë ruajtur deri më tash si një “As” në duart e hetimeve, për ti pasur si një atu të fuqishme në përcaktimin e provave. Të jetë këtu edhe Lulëzim Basha? Këtë nuk e di, por nga ajo që kam lexuar, është ngritur një ngrehinë e çuditshme , e cila do të kishte rrjedhime të rënda në jetën e shumëkujt. Lulëzim Basha është mburrur disa herë që është me origjinë nga Kosova, drenicak. Sa ishte në Kosovë askush nuk e diti këtë fakt, në gjithë muajt e parë askush nga kolegët jashtë grupit të tij, nuk e dinte se ishte shqiptar, por një jurist i huaj, që bënte një jetë jashtë rretheve të tyre. Befas, një ditë, ai u kujtua se ishte drenicak dhe bëri edhe një vizitë tek të rënët e Prekazit, vendosi një tufë me lule dhe shkoi më tej. Kjo ishte koha kur ai tashmë ishte bërë ministër, njeri i pushtetshëm, dhe kishte filluar odiseja e Rrugës së Kombit. Nga Kosova ai kishte marrë fillesën, të njëjtë me paraardhësin e tij. Por kjo është një histori e njohur për shqiptarët. Ajo që nuk njihej sa duhet qëndronte në enigmën e fillesës së tij politike, enigmë që do shumë kohë e mund të zbardhet, pasi, si të gjitha të këtij lloji, ajo mbrohet nga një furi e një bordi të fuqishëm, që ka zanafillën në zyrat e Prishtinës dhe shtrihet deri në qendrën e Tiranës: BORDI SERB. Lulëzim Basha dhe Tirana Që nga janari i vitit 2005, Basha u bë i njohur në rrethet e afërta të PD-së, si njeriu që kishte ardhur aty përmes derës së hapur nga Argita Berisha. Do të jetë e njëjta linjë që do e bëjë atë drejtuesin kryesor, de jure, të kësaj force politike, në të cilën, ai ende nuk ka mundur të sjelle asgjë nga vetja, për shkakun e thjeshtë, sepse nuk ka asgjë të tillë. I fryrë nga madhështia, e cila i ra mbi kokë krejt papritmas, ai kujton se është çështje nderi të vazhdojë të ruajë tonin e tiranit, si paraardhësi i tij, duke u thirrur në emër të lirisë.Kopje e keqe e së keqes. Është i njohur fakti se Berisha është një njeri i dehur me të keqen. Ai, duke perifrazuar Shekspirin, nuk është i tillë se ka shkak, por është i keq, sepse është i keq. Berisha shikonte tek paraardhësit e tij atë që ëndërronte të bëhej vetë, por nuk guxonte: monarkun absolut/ edhe de jure. Basha mund ta ketë një ëndërr të tillë, por ajo do të jetë një ëndërr e shkurtër. Ai e di se vetëm marrëveshja e tij me Berishën dhe familjen e tij e bën të mundur të ketë këtë ëndërr të madhe. Ndaj i duhet të jetë kopje besnike e asaj që ka parë, e asaj përmes së cilës është rritur politikisht e, përmes së cilës mendon se do të vazhdojë të jetë në politikë. Në katër vitet e fundit familja Berisha mbahej si zonjë e kombit. Për t’ia bërë qejfin asaj parlamentarëtpëdëistë nganjëherë bënin ndonjë vërejtje të përvuajtur, ndonjëherë murmuritnin, por kurrë nuk kundërshtonin. Edhe figura intelektuale me integritet të lartë, si Besnik Mustafaj, e gjetën veten më mirë e më ndershmërisht disi jashtë saj, se të zverdhuar politikisht e moralisht brenda saj. Basha nuk ishte e vazhdon të mos jetë i këtij stofi politik. Por i gjithë nënshtrimi total që ishte ndaj paraardhësit të tij do të zgjojë më vonë iluzione të dëmshme për vetë atë. Toni i fryrë, gjuha e njëjtë me Berishën, pozimi ndaj vogëlsive, imitimi i një zhargoni që mund të jetë i rrugës politike ose i politikës së rrugës, por gjithnjë nën tonin e zotit të tij, kjo e bën atë një kopje të keqe të së keqes që ka marrë përsipër të imitojë. Nxënës i shkëlqyer i “Fakultetit Berisha” Të gjitha familjet politike në pushtet në 20 vitet e fundit, herë pas here, kanë mbledhur haraçet e tyre, kjo, familja Berisha, ishte e vetmja që i mblidhte çdo ditë. Basha e mësoi shpejt “ huqin” e familjes, por e mësoi rëndë, në Rrugën e Kombit, e cila pasi harxhoi mbi 1 miliard Euro, kur ishte menduar për 600 milionë, jo vetëm që nuk përfundoi, por u avulluan mbi 200 milionë, si për të dëshmuar sa të përkushtuar ndaj kombit isha këto “atdhetarë”, të dalë nga stani i fazlliçëve. Lulëzim Basha , në fakt, nuk drejton sot një parti të reformuar. PD vazhdon të jetë një parti e deformuar. Berisha e kthej PD-në në një detashment ushtarak, zotërinjtë e politikës i shndërroi në vasalë; zonjat e politikës i ktheu në robinja e më tej, në burrësimin e tyre, tashmë është një kohë kur shthurja quhet besnikëri, ndërsa serioziteti kryengritje. Basha ishte pjesë e kësaj shthurje, dhe madje, pjesë e rëndësishme e saj. Ai u shndërrua shumë shpejt nga statura e njeriut që mund të pasqyronte besueshëm kthesën ndaj perëndimit, në një jeniçer, që pas betejës merr trofeun e tij. Trofeu i parë i erdhi atij përmes Rrugës së Kombit. Ai, aty, mësoi të vërtetën se njerëzit që e kishin filluar politikën si idealistë ishin bërë tashmë mercenarë, dhe meqenëse kishte përvojën e duhur nga mercenarizmi në Kosovë, ai u bë shumë shpejt zëdhënësi i këtij mercenarizmi. Ndryshimi ishte se tashmë ishte një mercenarizëm i buzëqeshur. Basha buzëqesh njëlloj, edhe kur është nën hijen e një çadre me Gadafin, kolonelin e zi, në shkretëtirat e Libisë, edhe kur është në sallat moderne me Dora Bakojanis, zonjën e bukur të politikës së jashtme greke. ashtë buzëqeshur edhe kur bëhet pjesë e trafikut të armëve, edhe kur , pa asnjë lloj qederi shet truallin e vendit të tij, si ndodhi me Marrëveshjen e Detit. Por e gjithë kjo është tashmë e ditur. Tri herë, në tri ministri, ai la vragën e së keqes pas tij. Bordi Serb, 2 Prilli, 21 Janari Vragën më të madhe, e njëkohësisht të përgjakshme ai e la pas vetes me 21 janar. A ka lidhje mes 21 janarit dhe 2 prillit të vitit 1992? Cili ishte roli i bordit serb në Prishtinë dhe në Tiranë, me 2 prill dhe me 21 janar? Në se në gjakosjen e parë Basha nuk ishte i pranishëm, sa ishte e ndjeshme prania e tij në përgjakjen e dytë? Kjo nuk është analizuar asnjëherë më parë, ndoshta edhe nga një mangësi e padukshme: shumë nga analistët e sotëm nuk kanë qenë pjesë e ngjarjeve të 2 prillit 1992, nuk e dinë se si janë zhvilluar ato, dhe nga ana tjetër, nuk kanë pasur fatin jetësor të jenë pjesë e një lëvizje klandestine, që të bën të mundur të përjetosh ngjarje e dukuri, për të cilat as që ke menduar. Njëra prej tyre është në praninë e shërbimit të fshehtë serb, kurdoherë kur kanë ndodhur ngjarje të mëdha në Shqipëri. 2 prilli i vitit 1992 është një ngjarje ende e pazbardhur për shumëkënd. Edhe 21 janari është ende një ngjarje e tillë. Me 2 prill u vranë katër demonstrues, vrasësit ende nuk dihen, ose edhe nëse janë të ditur, ende nuk janë dënuar. Edhe me 21 janar ndodhi e njëjta gjë: u vranë 4 demonstrues, vrasësit ose fshehur pas petkut kryeministror, dhe ende nuk është dënuar askush. Ngjarjet e 2 prillit i filmoi vetëm TV i Malit të Zi, i vetmi TV i lejuar të filmonte dhe pamjet e asaj ngjarje nuk janë më të pranishme. Manipulim,i mbi të vërtetën është fshehur pas atyre filmimeve. Ngjarjet e 21 janarit, më mirë se kushdo tjetër ri-filmoi aparatura e vendosur në Kryeministri, pamjet janë zhdukur, askush nuk është përgjegjës për zhdukjen e tyre. Frymëzimi i ngjarjeve të 2 prillit ishte Sali Berisha, frymëzimi i vrasjeve të 21 janarit ishte Sali Berisha dhe deklaratat e një nate më parë të ministrit të Brendshëm, që quhej Lulëzim Basha. Menjëherë pas ngjarjeve të 2 prillit, kur ende nuk dihej numri i viktimave, Sali Berisha deklaroi se ishin vrarë nga sigurimi i shtetit. Më pas raporti parlamentar i mbajtur nga deputeti i PD-së, Emin Musliu, vërtetoi se vrasja kishte ndodhur nga një tjetër drejtim. Dhe nga afër. Me 21 janar, një mjek, i cili ende nuk ka mbajtur përgjegjësi për falsifikimin e së vërtetës, deklaroi se vrasjet kanë ndodhur nga afër. Kishte ndodhur ndryshe, filmimet tjera dëshmuan se vdekja kishte ardhur nga kryeministria, ku qëndronin pas xhameve të blinduar, kryeministri dhe ministri brendshëm, Lulëzim Basha. Në ngjarjet e 2 prillit asnjëri nga liderët kryesorë lokalë të PD-së nuk ishte në demonstratë, i vetmi që ishte aty, me probleme të shumta, pas debateve të ashpra me Pjetër Arbnorin, do të vritej. Në 21 janar ministrat e PD shpejtuan të deklarojnë për makina me lëndë plasëse, mjete me armë, e deri tek deliri i shefit të tyre për çadra e stilolapsa pistoletë. Pra përngjasimet e jashtme janë të shumta: përngjasimi i brendshëm është vetëm një, ai qëndron tek reagimi i bordit serb në Tiranë. Ngjarjet e 2 prillit kishin pikërisht këtë prapavijë, krijimin e një qendre rebelimi të përgjakshëm, dhe parulla e shkurtër e asaj dite, fatbardhësisht shumë e shkurtër, “Shkodra Republikë”, kishte në vetvete sajesën e një vorbulle politike, pas së cilës dalja do të ishte tejet e vështirë. Para ngjarjeve të 21 janarit, shërbimi informativ serb, përmes medieve të lidhura me të, do të paralajmëronte se shumë shpejt në Shqipëri do të kishte turbullira të përgjakshme, dhe, si parashikohej, një kthim në vitin 1997. Që andej erdhën edhe paralajmërimet se në ngjarjet që priteshin do të përdoroheshin armë të shumta, që nga shpërthyese deri tek të sofistikuarat, dhe pritej me ankth të gëzueshëm se kur do të mund të ndodhte një gjë e tillë. Vërtet urdhri, ende i padukshëm, për vrasjet e 2 prillit ishte një rastësi? Vërtet nuk ka një lidhje mes njërës ngjarje dhe tjetrës? Në të dy vrasjet është pas një strukturë e posaçme. Mjerisht, në ngjarjet e së dytës, do të jetë edhe profili i një njeriu që filloi një karrierë marramendshëm shpejt. E që do të bjerë, po ashtu, shumë shpejt. Gjithçka lidhet me fillesën. Jam i bindur se një ditë në historinë tonë do të shkruhet se : Në Shqipëri është vënë re se fillesa e politikës nëpër bordet serbe i ka sjellë asaj vetëm fatkeqësi. Kështu ndodhi me Zogollin, kështu ndodhi me Hoxhën, kështu ndodhi me Berishën, kështu mund të ndodhë edhe me Bashën, nëse ndonjë ditë ai vjen në pushtet. Fund e Hoxhën, kështu ndodhi me Berishën, kështu mund të ndodhë edhe me Bashën, nëse ndonjë ditë ai vjen në pushtet. Fund gazetadita.al/askush-nuk-e-njihte-lulin-2/
Posted on: Wed, 30 Oct 2013 09:33:23 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015