Basha, kusari numër një i votës… (Satirë politike) O - TopicsExpress



          

Basha, kusari numër një i votës… (Satirë politike) O Lulash qelbashi, që po çudit botën, ti në çdo variant, e ke vjedhur votën. Ti je i shpalosur, si gjella pa kripë. A svodhe bashkinë, more i pacipë?! Dhe aty në krye, ku je lum Lulashi, je sepse ke vjedhur, vota nga Olldashi. Ti kryekusari, po ndjen neveri. Por vota në Korçë, nuk vodhi njeri. Po ti je, në fakt, krejt i neveritur, veç me vjedhje vote, në detyrë je ngritur. Sot e ke mundësinë, që të ulërasësh, kusar i rëndomtë, nuk ke gojë të flasësh. Pa kur më flet ti, tok me Jozefinë, se po vjen rreziku, për demokracinë. Boll u jargavitët, me zë të përdredhur: SMUND TË BLIHET VOTA, PASI E KE HEDHUR!!! Mos na bëj o tënjë, rolin e esnafit. FILMIMET E FIKSIT, JANË BËRË PAS PILAFIT! Rezultati i Korçës, qe super i thellë, ndaj revolta juaj, më bën për të vjellë. Po ngrënë Lulashët, një furtunë në gotë, po këtu për fat, nuk ka më idiotë! Do na bëki ju, marshim popullor! Në ballë të marshimit, do të jetë një horr! Sipas KLSH-së dhe jo sipas Dukës, vodhe miliarda, në rrugën për Kukës. Tani dhe gomari, kollaj e kupton, po pastron paratë, në kompleksin Jon! Po pastron paratë, në kompleksin Jon, jo vota në Korçë, po kjo të tërbon. Të tërbon Lulash, kompleksi në Vlorë, se aty je kapur, keq me presh në dorë. Dikur do të zinin, o kusar-maestro, duhet të fillojë, mbi ty sekuestro. Kusarët paratë, si gëzojnë kurr, ske shans të shpëtosh, prapë për procedurë. Është kompleksi yt, ndaj keq të sëmbon, jo e Xhafë vjehrrit, me gjysmë pension. Kush i ka parat, dihet ajo punë, po të qe kaq lehtë, e ngrija dhe unë. E ngrija dhe unë, një pallat mermeri, sepse kam fituar, më shumë së Xhaferi! Se të zunë me presh, veten ha me dhëmb, pika kur do ngrësh, popullin në këmb! Ti po fryhesh kot, si një kakëzozë, se në këtë popull, shumica është rozë. Shumica është rozë, nëse ske harruar, dhe ende ndaj jush, është i rebeluar. #FresshDIBER
Posted on: Tue, 12 Nov 2013 17:36:23 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015