Berbatov kërkohet nga Barcelona Barcelonë, 25 nëntor - - TopicsExpress



          

Berbatov kërkohet nga Barcelona Barcelonë, 25 nëntor - Barcelona ka shënjestruar dy lojtarë për merkaton e janarit dhe që janë sugjeruar personalisht nga trajneri Gerardo Tata Martino. Argjentinasi ka kërkuar një sulmues që do të ishte zëvendësues në repartin e avancuar, duke u aktivizuar pikërisht në qendër, atje ku luan aktualisht Messi. I përzgjedhuri është Dimitar Berbatov, që mund të vijë për një shifër të ulët financiare, edhe për shkak të moshës së madhe. Gjithsesi, te katalunasit do jetë tepër i rëndësishëm, për aq kohë sa argjentinasi nuk do jetë i gatshëm. Bullgari do shërbejë për të tërhequr vëmendjen e mbrojtësve kundërshtarë në repartin e avancuar dhe njëkohësisht do u dhurojë më tepër hapësira në dispozicion dy futbollistëve të shpejtë nga krahët, si Neymar e Alexis Sanchez. Pavarësisht se për momentin ka qenë Fabregas ai që është aktivizuar sisulmues fals, madje duke qenë tepër efikas para portës, Martino është i joshur nga ideja për të luajtur me një bomber potent, transmeton albeu. Luis Gustavo gjithashtu është duke bërë gati valixhet te Wolfsburg,pasi katalanasit janë të bindur për ta marrë. Klubi gjerman pagoi 15 milionë euro për ta blerë nga Bayern Munchen, por është gati ta shesë për 25 milionë euro drejt Spanjës. Nga ana tjetër, katalanasit do e ulin ndjeshëm vlerën e këtij transferimi, duke shitur Alexander Song, i cili nuk ka bindur për asnjë moment teknikun aktual. Gustavo do jetë një xhol për Barcelonën, pasi është i aftë të luajë jo vetëm si mesfushor mbrojtës, por edhe në qendër të repartit defensiv, përkrah Puyol apo Pique. Këta emra i janë paraqitur në tavolinë presidentit Sandro Rosell nga Martinorreth një muaj më parë, gjatë një takimi që ka pasur me drejtuesit e klubit. Mësohet se ka edhe të tjerë objektiva në merkato, por që planifikohen për merkaton e verës.
Posted on: Mon, 25 Nov 2013 11:30:25 +0000

Trending Topics



px;">
WHAT THE CAMERAS WILL NOT TELL YOU ABOUT THE IMO APC PRESIDENTIAL

Recently Viewed Topics




© 2015