Berisha: Qeveria e re, paranojë apo tollovi ekzekutive? - TopicsExpress



          

Berisha: Qeveria e re, paranojë apo tollovi ekzekutive? Ish-kryeministri i vendit pohon se në 6 vendime të marra, Rama ka qenë duke shkelur Kushtetutën, duke dhënë shembuj konkretë se ku e ka shkelur atë. Tiranë, 21 shtator, “impakt” – “Në dy mbledhjet e saj qeveria ka marrë 6 vendime duke dhunuar Kushtetutën dhe ligjin 9000, mbi veprimtarinë e Këshillit të Ministrave”. Ky është komenti më i fundit që ish-kryeministri Sali Berisha, ka bërë lidhur me vendimet që ka marrë në këto pak ditë qeverisja e re e drejtuar nga e majta. Sipas tij, këto shkelje kanë të bëjnë së pari, lidhur “me vendimin për heqjen e fotos së Presidentit”, ku sipas Berishës, u dhunua konkretisht neni 106, pika 1 e tij. “Ndërsa me vendimin për bllokimin e importit të plehrave, u shkel neni 118 i Kushtetutës, çka do të thotë, se qeveria nxjerr vendime vetëm bazuar në ligje dhe në zbatim të ligjit dhe se ajo kurrë nuk mund të bllokojë një ligj me vendimin saj, siç bëri Rama”, sqaron më tej ish-kreu i qeverisë së vendit. Për të vijuar gjithashtu edhe me përmendjen e vendimit të marrë nga qeveria e re e së majtës për caktimin e fondeve për ministrinë e Energjetikës, i cili sipas tij, dhunon Kushtetutën, nenin 160, pika 1 dhe ligjin e buxhetit, që përcaktojnë se është Parlamenti me ligje dhe jo qeveria ajo, që mund të ndryshojë buxhetin gjatë vitit financiar. “Tre vendimet e mbledhjes së mbajtur vetëm 10 minuta pas betimit, janë në shkelje flagrante të ligjit 9000, të neneve 15; 22; 23; 24, përkatësisht për rendin e ditës, për hartimin, për përmbajtjen, për paraqitjen e akteve të mbledhjes së qeverisë. Kështu, që të tre vendimet sipas nenit 116 pika (c) e Kodit të Procedurës Administrative, janë absolutisht të pavlefshëm. Kësaj i thonë qeveri paranojë apo tollovi?”, e përfundon komentin e tij, ish-kryeministri Sali Berisha. “impakt.al” impakt.al/aktualitet/berisha-qeveria-e-re-paranoje-apo-tollovi-ekzekutive
Posted on: Sat, 21 Sep 2013 17:20:27 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015