Berisha, pagesa sekrete dhe antiligjore, 12 mld lekë Lëvrimi i - TopicsExpress



          

Berisha, pagesa sekrete dhe antiligjore, 12 mld lekë Lëvrimi i fondeve gjatë kohës kur u fik faqja online e Thesarit. Urdhër-xhirimet për punime në Kukës, shpronësime, dieta, udhëtime, shpërblime. VKM-ja e 15 korrikut ndalonte lekët për dieta, telefonë, shpenzime meremetimi për qeverisjen qendrore, përveç pagave dhe pensioneve Publikuar më 15.09.2013 | 13:09 569 8 Ornela Manjani -Dieta, udhëtime, trajnime e shpërblime, likuidime faturash të kompanive që kanë kryer punë për qeverinë dhe deri te shpërblimi i pronave janë pagesat e kryera nga Thesari i Shtetit në kohën e “black aut-it”. Këto pagesa janë kryer në shtator, në shkelje të vendimit të Këshillit të Ministrave, të datës 10 korrik, i cili ndalonte Ministrinë e Financave dhe Thesarin e Shtetit të nxirrte para nga arka me përjashtim të pagave e pensioneve. Për rreth një muaj Thesari i Shtetit ka mbajtur sekret shlyerjen e faturave, por dy ditë më parë faqja është bërë funksionale dhe pagesat e çdo ditë janë publikuar në bllok. Pagesat Janë të paktën 30 pagesa me një vlerë totale prej 12 miliardë lekësh, të cilat kanë dalë nga arka e shtetit në kundërshtim me vendimin e Këshillit të Ministrave. Sipas raporteve të publikuara nga Thesari i shtetit në faqen zyrtare të Ministrisë së Financave shuma më e konsiderueshme është ajo prej 200 milionë lekësh, e cila ka shkuar për një kompani që ka kryer punime në qytetin e Kukësit. Ndërkohë që janë kryer rreth 10 pagesa për shpronësime. Në listë-pagesat e Thesarit të Shtetit janë edhe të paktën katër mandat pagesa të cilat kanë shkuar dieta dhe udhëtime jashtë vendit të punonjësve të administratës. Shpërblime kanë marrë punonjës të administratës doganore, dhe dieta në vlerën të ndryshme kanë marrë punonjësit e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Ndërsa punonjës të Ministrisë së Mbrojtjes kanë marrë rreth 2 mijë euro dieta. Në listën e punonjësve që kanë përfituar dieta janë edhe zyrtarë nga presidenca. Në zërin dieta jashtë vendit për llogari të presidencës kanë shkuar 3. 9 milionë lekë, ndërkohë që është paguar një shumë prej 1. 6 milionë lekë ose 12 mijë euro për trajnim pilotësh. Fatura e shpronësimeve ka rënduar bilancin e pagesave të thesarit, në kohën që ky dikaster ishte urdhëruar të mos kryente asnjë pagesë nga buxheti i shtetit me përjashtim të pagave, pensioneve dhe rasteve të jashtëzakonshme. Vendimi Nga data 15 korrik nga arka e shtetit nuk duhet të dilte asnjë lek për dieta, telefonë, shpenzime meremetimi për qeverisjen qendrore dhe asnjë prokurim publik. Vendimi është në fuqi deri në kohën që financat e shtetit do të merren nga qeveria e re. Me anë të një vendimi të posaçëm Këshilli i Ministrave përcaktoi procedurën e disiplinimit të shpenzimeve. Në vendim thuhej se situata tranzitore, përgatitja dhe dorëzimi i pushtetit, do t’i lejojë Ministrisë së Financave vetëm pagesat për raste emergjente, tenderët për ilaçe dhe pagesat për paga dhe pensione. Në vendim është përcaktuar që shpenzimet operative dhe të mirëmbajtjes të njësive të qeverisjes qendrore, të pakontraktuara deri në datën 15 korrik, pasi të zbriten fondet për pagesën e energjisë elektrike, ujit dhe telefonisë, ngurtësohen në masën 20 për qind të pjesës së mbetur dhe të reduktohet 30 për qind masa e mbulimit të shërbimit të telefonisë celulare për çdo përfitues të telefonit celular për personat juridikë dhe publikë. Fondet e papërdorura për pagesën e telefonisë fikse, për periudhën e mbetur, reduktohen në masën 50 për qind në të gjitha njësitë e qeverisjes së përgjithshme, nëpërmjet përgjysmimit të limiteve mujore për çdo përdorues. 20 milionë lekë për Podestën Nga arka e shtetit, në kohën që nuk duhet të kryheshin pagesa, kanë dalë 20 milionë lekë për të paguar kompaninë e lobimit “Podesta”, e cila ka pasur edhe një kontratë afatgjatë me qeverinë shqiptare për lobimin pranë institucioneve ndërkombëtare apo shteteve të tjera në lidhje me arritjet e qeverisë “Berisha”. Por ajo që bie më shumë në sy është pikërisht afati tremujor për të cilën është bërë pagesa me numër fature 26596. Sipas pagesave zyrtare të bëra nga Ministria e Financave, kontrata me kompaninë e lobimit vijon edhe për Shtatorin dhe për Tetorin e këtij viti, ndonëse për këto dy muaj vendi do të qeveriset tashmë nga koalicioni i majtë me kryeministër Edi Ramën. Ministria e Financave ka derdhur për llogari të Këshillit të Ministrave, në llogari të “Podesta Group” për muajt gusht, shtator, tetor 2013, jo pak, por 19 414 080 lekë. Marrëveshja e bashkëpunimit midis qeverisë “Berisha” dhe “Podestës” është lidhur më 1 .5.2013.
Posted on: Mon, 16 Sep 2013 17:47:20 +0000

Trending Topics




© 2015