Besimi në engjëj në formë të përgjithshme, përfshin katër - TopicsExpress



          

Besimi në engjëj në formë të përgjithshme, përfshin katër gjëra Shejkh Muhamed bin ‘Abdul-Vehab el-‘Akiil (Allahu e ruajttë!) Burimi: Mu’tekad Firakul-Muslimiin uel-Jehuud uen-Nesara uel-Felasifeti uel-Uethenijjiin fil-Melaiketil-Mukarrabiin”, fq. 20 Përgatiti: perlat-muslimane Besimi në engjëj në formë të përgjithshme, përfshin katër gjëra: E para: Pranimi se ato ekzistojnë, ato janë krijesa prej krijesave të Allahut, Allahu i ka krijuar ato që ta adhurojnë Atë, ekzistimi i tyre është i vërtetë/real dhe mos-mundësia jonë për t’i parë ato, nuk do të thotë që ato nuk ekzistojnë. Ndërsa, kemi argumente se Profeti ynë salallahu alejhi ue selem i ka parë ato në formën e tyre ashtu siç janë krijuar. Gjithashtu, ka argumente se ato i kanë parë edhe profetët tjerë, njerëzit e mirë dhe sahabët, por të personifikuar në pamje njeriu, të dërguar të Allahut tek krijesat e Tij të ngarkuar për të përcjellë shpalljen apo me ndonjë urdhër tjetër nga ana e Allahut; -me lejen e Allahut, ne do sqarojmë më vonë në formë te detajuar. E dyta: Dhënia e vendit meritor të cilin ua ka dhënë Allahu, konfirmimi se ato janë robër të Allahut, kanë urdhëresa nga ana e Tij, janë të ngarkuar me detyrime dhe obligime. Nuk kanë mundësi të bëjnë vetëm atë që Allahu ua ka bërë të mundur. Allahu i ka nderuar dhe i ka ngritur shkallët e tyre tek Ai dhe i ka dalluar disa nga disa të tjerë. Megjithëkëtë, ato nuk nuk kanë në dorë asgjë as për veten e tyre dhe as për dikë tjetër pa lejen e Allahut. Dhe nëse kjo ndodhë (të kenë në dorë diç me lejen e Allahut), nuk është e lejueshme që të tu bëhet asnjë lloj adhurimi, e aq më larg të cilësohen me cilësi hyjnore – ashtu siç pretendojnë të krishterët. E treta: Besimi i asaj që ka ardhur në lidhje me to në Kuran dhe Sunnet. E katërta: Besimi në ato që iu janë përmendur emrat në formë specifike. Pra, ne i pohojmë këto emra, se Allahu ka engjëj dhe prej tyre janë: Xhibrili, Mikaili dhe Israfili (etj.). Çdo njërin që e ka emëruar Allahu me emër, është obligim ndaj nesh që ta besojmë në të, ndërsa për ata që nuk u janë përmendur emrat, besojmë në ta në formë të përgjithshme. [1] Ky është besimi mbi engjëjt në formën e përgjithshme alejhimus-selam. ________________________ [1] Shih “Shu’abul-Imaan” të Bejhekiut (1/301) dhe “El-Habaaik fii Ahbaril-Melaikeh” (faqe 9). perlat-muslimane.net/al/index.php?option=com_content&view=article&id=2921:besimi-ne-engjej-ne-forme-te-pergjithshme-perfshin-kater-gjera&catid=37:besimi-ne-engjejt&Itemid=82
Posted on: Sun, 04 Aug 2013 02:59:52 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015