Bisedë me Enver Hoxhën! Botimet e reja, ti nuk i ke parë, se - TopicsExpress



          

Bisedë me Enver Hoxhën! Botimet e reja, ti nuk i ke parë, se një librari, ende s’ka në Sharrë! Këtë vit na dolën, edhe dy Fevzinj, ndaj kemi për TY, dy libra të rinj! Të them të vërtetën, unë s’i kam lexuar, nja dy që s’të duan, besoj i kanë shkruar. Kur merr penën hasmi, të shkruaj për ty, s’ke pse të habitesh, që do shkruaj zi! Një ditë m’u shfaq njëri, nga këta shkrimtar, që dridhej i tëri, si ndonjë qyqar! Që thosh mbas çdo fjale: “Mbase jam gabim, po ky që kam shkruar, është mendimi im..” O idiot – i thashë, pse mbi tokë rëndon, historiani shkruan, dhe aspak s’mendon! Ai pasqyron, ngjarjet dhe ndodhitë, dhe s’i hyjnë në punë, fare fantazitë. Një plus një janë dy, dhe në histori, aksiomat s’kërkojnë, kurrë fantazi. Kurrë fantazi, për t’u vërtetuar, po këto s’i dinte, historian’ i shquar. Ka këtu me mijëra, që u bëre mëmën, dhe duan me shkrime, të të bëjnë gjëmën! Të të bëjnë gjëmën, figurativisht, se ti e ke mbyllur, këtej sigurisht! Mavria që thamë, e thoshte me bindje, se ti paske pasur, katër ditëlindje! Mendimi në tru, feksi menjëherë, po sikur të lindje, vërtetë katër herë? Po sikur të lindje, vërtetë katër herë, do kish Shqipëria, nja katër Enverë! Me katër Enverë, do bëhej çudia, se ti një i vetëm, s’të nxë historia! Po jo kjo që shkruajnë, Fevzinj sharlatanët, them kur të na sjellin, veprat historianët! Të t’i thonë të gjitha, të bardhat-të zezat, dhe pastaj gjykimet, le t’i bëjnë brezat! Jo asish që Zogun, e nxorrën të pastër, po as të ketë lindur, veç në Gjirokastër! Aty ku ka lindur, Malua i përmëndur, që me një roman, vërtetë të ka gdhëndur! Libri më i saktë, që për ty është shkruar, se Malua vërtetë, të ka dashuruar! Malua personazhet, i bënte piktura, ndaj librat e sotshëm, janë karikatura! Se “Dimrin” e shkroi, vetëm më i miri, tani mund të shkruaj, çfardo lloj qafiri! Unë o Komandant, jam nga brez’i vjetër, për ty më ngop “Dimri”, s’lexoj libër tjetër. S’dua libër tjetër, ndaj tjetër s’kam zgjedhur, kush shkruan pas “DIMRIT”, zere se ka pjerdhur! Po mund dhe të merrte, formë të re metali, nëse ndonjë libër, do kish bërë Paskali! Bilbil këngëtar, s’do na hiqet bufi, nëse dhe një libër, shkruan Pëllumb Xhufi! S’ka problem që ngjyrën, si unë e kanë rozë, por janë historianë, nuk janë karagjozë! Për këto që thamë, kemi goxha fakte, se dhe historia, është një shkencë egzakte! Këtë s’mund ta dijë, këtu çdo idiot, me shkencat egzakte, askush dot nuk lot! Nga Arben Duka
Posted on: Sun, 11 Aug 2013 21:31:56 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015