Bota Pajton polic për t’i vrarë bashkëshortin! Një - TopicsExpress



          

Bota Pajton polic për t’i vrarë bashkëshortin! Një 57-vjeçare amerikane doli para gjykatës në Bruklin të Nju Jorkut e akuzuar për konspiracion ndaj bashkëshortit të saj. Sipas akuzës, 57-vjeçarja kishte punësuar një vrasës me pagesë për të eliminuar bashkëshortin e saj. Ajo i kishte paguar vrasësin me bizhu dhe sende të tjera me një vlerë totale prej të paktën 60 mijë dollarësh. Kërkesa e gruas, së identifikuar si Sava-Adams ndaj vrasësit ishte që t’i eliminonte burrin me të cilin kishte disa vjet e martuar. Vrasje duhej të ngjasonte më shumë me një aksident dhe për këtë ajo, pasi i kishte dhënë vrasësit një fotografi, i kishte kërkuar që eliminimi të ngjasonte si i tillë. Por plani djallëzor i 57-vjeçares nuk funksionoi për faktin se vrasësi i pajtuar ishte një polic i mbuluar. Nëse gjendet fajtore për akuzat e ngritura, tashmë gruaja rrezikon disa vite burg. cl
Posted on: Sun, 01 Sep 2013 09:28:51 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015