Botuar ne nr. e sotem te gazetes "METROPOL" Sfida e performancës - TopicsExpress



          

Botuar ne nr. e sotem te gazetes "METROPOL" Sfida e performancës së qeverisjes vendore Halil RAMA Transformimi rrënjësor i metropolit shqiptar këto dy vitet e fundit dëshmon para së gjithash rritjen e performancës dhe besueshmërisë të Administratës të bashkisë. Ballafaqimi me premtimet e para dy viteve kur kryebashkiaku Lulzim Basha mori drejtimin e bashkisë së kryeqytetit nxjerr në pah jo vetëm përmbushjen e tyre por dhe tregues të tjerë që kanë të bëjnë me parametra bashkëkohorë të një Tirane në rritje e zhvillim intensiv. Bashkia e Tiranës është sot modeli më i suksesshëm i qeverisjes dhe menaxhimit të pushtetit vendor. Nëse para dy vitesh shumë nga përfaqësuesit e institucioneve ndërkombëtare e shihnin me skepticizëm bashkëpunimin me bashkinë e Tiranës, kjo vinte parasëgjithash nga prapambetja e trashëguar, sidomos në infrastrukturën e vetë bashkise. Që të fitohej besimi reciprok duhej nisur pothuajse nga e para. Sfida kryesore mbeteshin burimet njerëzore. Kryetari i bashkisë, Z.Lulzim Basha, pikërisht këtë sfidë arriti të përballojë me dinjitet, duke ndërtuar një administratë të aftë profesionalisht dhe të përkushtuar për ta bërë Tiranën një qytet të standardeve të pranuara, me profil perëndimor. Treguesi më sinjifikativ i kësaj besueshmërie është mbështetja e projektit prestigjioz të bulevardit të ri të Tiranës, projektit më të rëndësishëm për kryeqytetin shqiptare, të premtuar nga kryebashkiaku Basha rreth 2 vite më parë, nga Emiri i Kuvajtit, qeveria e Abu Dhabit, Fondi i Zhvillimit të Abu - Dhabit e në veçanti Princi Abdullah, Emiri i Shtetit të Katarit. Këta donatorë të fuqishëm kurrësesi nuk do të mbështesnin këtë projekt që do të sjellë një korridor të ri zhvillimi, punësimi dhe gjelbërimi për Tiranën, pa krijuar besim të plotë tek Kryebashkiaku Lulzim Basha dhe administrata që ai drejton. Rritja e performancës dhe besueshmërisë së Administratës të bashkisë është një nga shtyllat e strategjisë që ndjek kryebashkiaku Basha në një kontekst strategjik afatgjatë me objektiv zhvillimin ekonomik dhe prosperitetin e Tiranës. Në partneritet luajal me institucione e organizma prestigjioze ndërkombetare bashkia e Tiranës synon të forcojë zhvillimin ekonomik vendor nepermjet përmirësimit të qeverisjes dhe forcimit të pjesëmarrjes së sektorit civil dhe atij privat në zhvillimin vendor. Këtë e dëshmon më së miri edhe shfaqja e interesit nga 25 kompani europiane për terminalin multimodal të pasagjerëve. Përfaqësues të 25 kompanive europiane u njohën para dy ditësh me prezantimin e bërë nga konsulenti “ITAL-FERR” SpA, në lidhje me të gjitha aspektet teknike, ekonomike, financiare si edhe me procedurat e prokurimit që do të ndiqen. Sic është bërë e ditur tashmë për opinionin publik, në këtë terminal, me sipërfaqe 80.000m² do të vendoset stacioni i ri i trenit dhe stacioni i tramit, i cili do të bëjë transportin e udhëtarëve nga terminali multimodal përgjatë bulevardit të ri, deri në sheshin “Nënë Tereza”. Terminali është pjesë e një strategjie të gjerë të transportit urban, i cili do t’u japë zgjidhje nevojave urgjente për përmirësimin e trafikut në Tiranë, nëpërmjet parkimit të gjithë mjeteve të transportit të udhëtarëve nga i gjithë vendi dhe krijimin e kushteve optimale për transportin e tyre në Tiranë. Kësisoj, bashkia e Tiranës po ndjek në vijimësi zbatimin e disa projekteve madhore strategjike, në përgjigje të sfidave të mëdha të qytetit, për përmirësimin e infrastrukturës, transportit publik dhe zhvillimit strategjik urban. Garanci për këtë janë kapacitetet drejtuese e menaxhuese, dhe bashkëpunëtorët që kryebashkiaku Basha ka zgjedhur për të përmbushur këto objektiva madhorë. Më i riu ndërt ta, zëvendëskryetari i sapoemëruar i bashkisë së kryeqytetit, Eno Bozdo është mirëpritur nga opinioni publik i kryeqytetit si një nga përfaqësuesit më në zë të elitës inteleketuale shqiptare, me një CV dhe karierë të shkëlqyer që do ta kishte zili kushdo. Ish Profesor në Universitetin Politeknik të Tiranës dhe zëvendësministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, Bozdo, që ka kryer master për administrim biznesi në Universitetin e Tiranës dhe të Nebraskës, është përzgjedhja e duhur që garanton drejtimin me kopetencë e profesionalizëm të projekteve kryesore zhvillimore të metropolit shqiptar. Angazhimi i kapaciteteve të tilla intelektuale në administratën e bashkisë, kryerja e analizave me përgjegjësi, identifikimi në kohë i problematikave dhe përcaktimi i rrugëzgjidhjeve efikase janë garanci për të realizuar ndryshimin e duhur të një Tirane që deri para dy vitesh ishte në lëngatë. Nga ana tjetër, rritja e cilësisë së shërbimit për tatimpaguesit dhe e besueshmërisë ndaj tyre, duke përmirësuar në këtë mënyrë klimën e biznesit apo fuqizimin e përsosmërisë së menaxhimit të resurseve të vetë bashkisë po mundësojnë thithjen e investimeve në funksion të përmirësimit rrënjësor të infrastrukturës rrugore e social-kulturore të kryeqytetit. Kësisoj bashkia e Tiranës sherben si shembull nxitjeje e inkurajimi dhe për njësitë tjera të qeverisjes vendore në rang kombëtar.
Posted on: Thu, 03 Oct 2013 06:13:57 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015