Brado & Godo. Thone qe te dy fshatrat prane qytetit tim, kane nje - TopicsExpress



          

Brado & Godo. Thone qe te dy fshatrat prane qytetit tim, kane nje histori te cuditshme por te vertete, lidhur me emrin qe kane sot. Shume kohe me pare, kur edhe vete legjenda nuk e ndan dot, i pari i kesaj nahije, kishte dy djem. Dy djem azganer, te bukur , por dhe te serte, njeri quhej Godo dhe tjetri Brado. Per ti ndare ne menyre te ndershme, fisniku baba, qe ti linte djemte pa sherre dhe zullume , i uli prane oxhakut dhe i detyroi qe ta degjonin dhe te zgjidhnin ate qe ai ju thoshte. Mori dy shkopinj dhe i vuri djemte te zgjidhnin, cili prej tyre do merrte shkopin e gjate, do merrte bagetine , te leshtat, dhe tjetri me shkopin e shkurter, do merrte fushat, pra sheshin. E keshtu rreth zjarrit bubulak, Godos i ra per hise bagetia, pra delet me leshin e tyre te gjate, e vendi mori emrin e tij, pra Godolesh. Tjetrit i ra per hise fusha, sheshi , e per rrjeshoje vendi mori emrin e tij, Bradashesh. Qysh prej asaj kohe keto dy fshatra u bekuan me keto emra. Sot e kesaj dite, banoret e Godoleshit quhen Godoleshas, e ata te Bradasheshit, quhen Bradasheshas. Po cka ndodhur me keto dy perla te qytetit tim, me banoret e ketyre fshatrave qe sa fshatare jane, por aq dhe qytetare njeheras. Godoleshasit paten fat me te mire se sa bashkepatriotet e tyre, pasi atje kucedra e kuqe, nuk arriti dot te leshonte te pegerat e saj, kurse ne Bradashesh , kurvi e bashke me te, gjith soj e sorollop, erdhen dhe bene hatane , duke e shemtuar si mos o zot fushen e Brados, dhe pa pike turpi e quajten dhe clirimin e dyte te Shqiperise se gjore. Oh mor Brado djali, ti nuk pe gje, por niper e sterniper pane lemeri me sy, pane koleren e kurvit ti perpinte fushat e tua, lendinat e bukura, hijet e shelgjeve ku Shkumbini gjarperonte e bente mriz nen hijet e tyre. Oh mor Brado djali, shyqyr qe nuk ishe, se patjeter do i kishe bere nja 10 apo 15 vjet burg, ose do te kishin fut ndonje plumb ne ndonje qoshe , e kockat ndoshta nuk do ti gjenin dot. Nqs do kishe pasur fatin e mire te kishe ndonje mik diku lart te kurvi, mund te kishe bere shume vjet internim, apo ku i dihet , do te te kishin bere edhe spiun. Ku i dihet, keshtu qe me mire qe nuk i pe te gjitha keto lemerira, keto shemtira, keto gjema mbi fushat e tua. Godua , edhe ai nuk eshte , e nuk pa se si kodrat e grykat e bukura, me te hyrat e te dalat, ku veriu i bente fresk qytetit poshte, ku pemet e gjithfarsojshme hijeshonin vendin mbare, ku bagetia bente palle dhe burri i hante fiqt ne kembe, ku fshatarkat e Godos ishin te beshme e te lezetshme, ku te gjitha keto u katandisen ne nje toke djerr, ku kurvi me gjith soj e sorollop, nuk lane vend pa te hapur brima, ku mbi kurrizin tend te bukur, ngriten ca shpifesira qe ja u vune emrin bunkere, ku poshte teje atje ku shtrihet qyteti, nuk shihje gje tjeter vec nje re e dendur qe helmonte njerzit perdite dhe fushat e vellait tend nuk dukeshin fare. Me mire qe nuk ishit e nuk ju pane syte gjith keto baterdira . I pame ne te tjeret, ne bijt e shekulit te ri, ne qe barotin e mbanim te thate, ne qe breke ne bythe nuk patem, ne , brezi i ri qe i dhame drite gjithe dynjase. Rrini te qete, Brado dhe Godo!
Posted on: Tue, 03 Sep 2013 05:43:14 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015