Bretkosa, uji i nxehtë dhe arti i qeverisjes Në një - TopicsExpress



          

Bretkosa, uji i nxehtë dhe arti i qeverisjes Në një rrëfenjë të lashtë, tregohet se mbreti i dërgoi të gjithë princërit tek një burrë i mençur, për të mësuar prej tij artin e qeverisjes dhe mbajtjes së pushtetit. Me të mbërritur, burri i mençuri i mori dhe të gjithë dolën në pyll. Pasi u ulën në një lëndinë, pranë një përroi, ai i la mënjanë librat e tij dhe u tha:”Sot do u mësoj si ti gatuani bretkosat të gjalla!” Princërit panë njëri-tjetrin në sy të çuditur nga ato që po u dëgjonin veshët. Mandej, shikimet e tyre u fokusuan tek burri i mençur, për të hetuar ndonjë rrjedhje truri apo çrregullim mendor. “Ka njerëz të cilët nuk mund të mendojnë njëkohësisht në më shumë se një çështje të vetme, prandaj i angazhoni me atë çështje!” u tha burri i mençur teksa po hetonte rreth e rrotull si të ishte duke kërkuar diçka. Mandej, i pyeti spontanisht:”A ia ka idenë ndonjëri prej jush si mund ta gatuajmë bretkosën të gjallë?” Të gjithë u zhytën në mendime, sakaq njëri ia priti:”Ta hedhim në një enë me ujë që vlon.” Gjithë ironi, burri i mençur ia ktheu:”E çfarë do e joshë bretkosën të qëndrojë në një enë të nxehtë?! Madje, në një enë me ujë që vlon! Vallë po ti ishe ti në vendin e bretkosës, a do të qëndroje në një enë të tillë?!” Të gjithë princnërit heshtën, pa ditur ç’të thonë. Në fakt, ndiheshin edhe inferiorë para këtij burri të çuditshëm. Sakaq, burri i moshuar u tha:”Jo bijtë e mi, jo. Nëse e futim brektosën në ujë të nxehtë, ajo do të kërcejë menjëherë që andej, sado joshëse të jetë ena. Është instinkti i mbijetesës ai që do e shtyjë të kërcejë sa më fort. Nëse e futim në një enë me ujë të ftohtë, do të qëndrojë për pak kohë dhe do të kërcejë sërish, në kërkim të ushqimit. Por nëse e futim në ujë të vakët, mbi një zjarr jo të fortë dhe i vendosim në enë pakës ushqim të cilin e arrin paksa me zorr, bretkosa do të qëndrojë brenda enës derisa të ngrodhë nga uji që valon.” Njëri nga princërit pyeti gjithë habi:”Po përse nuk kërcen nga uji që sa vjen e nxehet derisa fillon e valon?!” Burri i urtë u përgjigj:”Sepse instinkti i reagimit ndaj ujit të nxehtë, është manipuluar me ujë të vakët, i cili filloi ta rrisë nivelin e nxehtësisë në mënyrë të përshkallëzuar. Bretkosa mësohet me rritjen e temperaturës së ujit dhe nuk lëviz derisa të ngordhë.” Pas një heshtje që pllakosi, burri i mençur shtoi me zë më të lartë:”Kështu o mendjezbrazur qeverisen popujt... Kështu u vihen vargonjtë në qafë... Pikërisht masave të cilave s’keni ç’tu bëni tjetër, atyre, zemëratën e të cilëve nuk e frenoni dot... Prandaj, i angazhoni në kërkim të kafshatës së bukës me njërën dorë, kurse me dorën tjetër ruani temperaturën e zjarrit të jetë e qetë dhe në rritje të përshkallëzuar dhe të mirë llogaritur. Mos bëni ndonjë gafë ta rrisni temperaturën e zjarrin befasisht. Vetëm pasi ti shihni gjymtyrët e “bretkosës” të shtrira në të katër dhe të pafuqishme për të marrë vendimin për të kërcyer mund ta rrisni temperaturën. Nuk duhet të harroni as sigurimin e ushqimit në sasi të domosdoshme, sa për të mbijetuar, pasi vetëm kështu i privoni nga të menduarit jashtë enës së ushqimit.” Mandej, i urti, me duart pas shpine, filloi të hedhë disa hapa para princërve duke u thënë:”Ka mendje të cilat nuk mendojnë dot njëkohësisht në më shumë se një çështje, prandaj i angazhoni të merren vetëm me një të tillë! Ka mendje të tjera të cilat janë kufizuar vetëm brenda kufijve të trupit, nuk u intereson gjë tjetër përveç përmbushjes së nevojave dhe instinkteve të tyre. Këtyre, ua bëni kënaqësitë një horizont që nuk përfundon asnjëherë! Rrezikun e keni tek ato mendje që shohin larg, që kanë objektiva dhe ambicie, mendje që e studiojnë çdo hap që hedhin drejt të ardhmes, mendje që e refuzojnë që në themel idenë e enës, mendje që dinë çdo marifet dhe hile, mendje që refuzojnë të banojnë në çdo gjymtyrë tjetër përveç kokës.” Pastaj, i urti heshti për një farë kohe dhe duke u hedhur nga një shikim në sy princërve të cilët kishin mbetur të shtangur në vend, u tha:”Nëse ndonjë ditë përballeni me mendje të tilla, këshilla ime është: Tu jepni gjithçka që duan! Ata nuk do të kërkojnë më shumë se të drejtën e tyre. Në të kundërt, ata do lartësohen mbi ju dhe nuk do ua japin atë që do u kërkoni!”
Posted on: Mon, 25 Nov 2013 12:17:45 +0000

Trending Topics



6222794560128">***** A GREAT MONEY TOPPER UPPER **** Finally a decent company
dp8a151k Newport Brass 8081/14 Prep Sink and Bar Faucet, Gun Metal
I have been trying to remain positive, but these people with
Dynamic Junior Care Service Managers Active Assistance Group
Okay, I am having 31 party in Ocober. The profits from this party
Though it was first created by scientists a decade ago, the highly
The Lord Is Close by Rick Warren “You know how to give good
Afgelopen maandag leverde ik een bijdrage bij alle Opinie en Debat

Recently Viewed Topics




© 2015