Burri binjak do të ikë menjëherë nga ju sapo të nuhasë - TopicsExpress



          

Burri binjak do të ikë menjëherë nga ju sapo të nuhasë ndonjë tendencë për tu lidhur seriozisht me të. Sulmi direkt nuk këshillohet me ta . Jo se nuk i pëlqejnë femrat, as se bën mbrapa kur dëshiron ndonjë. Dhe, sigurisht nuk është tip i vetmuar. Thjesht, kur një lidhje rrezikon ti bëhet barrë , shqetësohet së tepërmi. I pëlqen më tepër të bëjë një shoqe të dashur se e kundërta. Gruaja që do ta bëjë të vetin duhet ta ndajë me miqtë e tij të shumtë. Dhe si të mos mjaftonte kjo do të ndani krevatin me dhjetë binjakë ( personalitetet e shumta të tij). Do të bëjë diçka patjetër : të dalë fundjavave ne shokët, kinema, teatër. Të qendrojë me ju praën oxhakut është shumë e rrallë, dhe atëherë do të ngrihet të kontrollojë në punon telefoni. Lidhja e ngushtë dhe e mbyllur është pretendim i gabuar, ndërkohë bashkëshoqërimi është rezultativ. Mbylljen e tij ta harroni : është i etur për shoqëri dhe eksperienca të reja. Edhe kur nuk arsim të lartë, është i lexuar dhe i mirëinformuar, gati ti përgjigjet çdo pyetje. Di të gjithë hartën e argëtimeve në qytet, pazareve, okazioneve, rrugëve dhe adresave. Është bujar dhe do t’ju kushtojë kohë dhe kujdes. Është liberal karshi gabimeve të të tjerëve. Nuk pranon insinuata për lidhje apo kushte që kërkojnë ekskluzivitet. Kur të shfreni para tij për një shqetësim apo të qani do të bëjë të pamundurën t’ju qetësojë dhe propozojë një llogjikë më pak radikale shpjegimi. E konsideron veten gjithmonë të ri. Nuk e kupton pse të mëdhenjtë (bashkëmoshatarët) argëtohen kaq pak. Nuk jep rëndësi njerëzve me pushtet dhe pozitë dhe nuk honeps burokracinë. Nuk pelqen rrugët e vështira dhe të gjata dhe gjen monopatin që e nxjerr më shkurt. Megjithëse nuk është hileqar, do ta bëjë për të arritur qellimin me pafajsinë dhe zgjuarsinë e një vogëlushi. Kjo mënyrë sjellje mund ta dëmtojë profesionalisht dhe sidomos në jetën private dhe sentimentale. Do duhej një dashuri e madhe fatlume që binjaku të ndryshojë (e shumta do ndryshojë në pamjen e jashme fizike dhe të sjelljes), çka ndodh rrallë në praktikë. Ai ka shumë lidhje , që të gjitha joserioze. Ai i mendon gratë si libra të bibliotekës të marra sa për ti lexuar. Kur e dashura ndalon para argjendarisë për të parë unaza ai zhduket dhe e le atje. Dhe e quan llogjike përderisa e ka deklaruar që në fillim që është antimartesë. Jo vetëm që e shikon martesën si rrezik, por nuk e sheh dot veten të zotë për të bërë rolin e burrit. Në vitet e para binjakët gjenin kënaqësi jashtë martesës sepse flirtet nuk luanin rol në martesë. Meqë sot tradhtia dënohet , binjaku e sheh martesën si kurth. Binjaku nuk shpreh dot dashuri të thellë, por patos të shfrenuar. Këtë e bën për vetëmbrojtje; në fakt është një njeri super i ndjeshëm. Pas një dashurie të madhe binjaku gjen veten dhe ndjenjat e tij të thella dhe nuk rikthehet në të kaluarën e tijtë errët sentimentale. Bëhet shumë mbështetës për partneren, e ngushëllon dhe nuk e mërzit me pyetje por e mbush me dashuri. Nuk trembet më të lidhet. Binjakët nuk janë xhelozë dhe posesivë. Është e vetmja shënjë që mund të pranojë një martesë të hapur dhe të përpiqet që të mbijetojë. Në çastin e tradhtisë binjakut i ndalon era në velat etij përkohësisht. Por nuk është tip që mban inat. Fëmijët nuk janë shumë të rëndësishëm. Nuk ka instikt babai, dhe preferon të mos ketë të bëjë deri në moshën 6 vjeç. Pas kësaj lidhja e tyre përmirësohet. Trajon mirë fëmijët, me llogjikë. Binjaku është numri nje në të gjithë listat e të ftuarve në një party. Flet me çdokënd për çdo temë. Është tërheqës dhe i bën femrat të ndihen mirë deri sat ë mos pëlqejë ndonjërën ; frikësohet dhe mund të ikë. Zemra e tij nuk e duron prekjen. Sekreti për ta mbajtur është të mos e rrethoni me kordona. Ka nevojë të dalë nga shtëpia, pa kufizime në kohë dhe rregulla.
Posted on: Fri, 26 Jul 2013 10:23:03 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015