Burri u zgjua në mëngjes... Hëngri mëngjesin bashkë me - TopicsExpress



          

Burri u zgjua në mëngjes... Hëngri mëngjesin bashkë me bashkëshorten e tij, i veshi rrobat dhe u bë gati të shkonte në punë. Kur hyri në dhomën e punës që t’i merrte çelësat gjeti pluhur të madh në tavolinë dhe në ekranin e kompjuterit. Doli me qetësi dhe i tha bashkëshortes: E dashur, te lutem mi siell pak çelësat nga tavolina e punës. Bashkëshortja kur hyri në dhomë që t’i sillte çelësat, pa se bashkëshorti me gishtin e tij në tavolinën me pluhur kishte shkruar: Të dua gruaja ime Kur donte të dilte nga dhoma vërejti në mes të ekranit të kompjuterit të shkruar me gishtin e tij: Të dua shoqe e jetës sime Gruaja doli nga dhoma, i dha burrit çelësat dhe buzëqeshi në fytyrën e tij sikur po aludonte se mesazhi kishte arritur dhe se ajo do të kujdesej më tepër për pastërtinë e shtëpisë së saj. Ky është bashkëshorti i mençur, nëse gruaja e tij gabon, nuk sillet keq me të, madje gabimin e saj e trajton me mirësi. Pikëllimin e shndërron në gëzim. Kjo është dashuri dhe jetë e lumtur bashkëshortore. Kush prej nesh mund ta bëjë këtë
Posted on: Thu, 31 Oct 2013 23:44:29 +0000

Trending Topics



le="min-height:30px;">
*Lemon a day keeps Cancer away* Just cut 2-3 thin slices of

Recently Viewed Topics




© 2015