CICERONI DHE ILIRET 106-43 p.e. Ka qënë oratori më i madh i - TopicsExpress



          

CICERONI DHE ILIRET 106-43 p.e. Ka qënë oratori më i madh i kohës së vet.Përveq me retorikw është marrë edhe me filozofi.Gjat luftës civile në Romë mbajti anën e Pompeut duke menduar se vetëm në atë mënyrë do të mbronte qështjen e Republikës.Në vrasjen e Cezarit, Ciceroni u bë një nga krerët e partisë së senatit që luftonte Mark Antonin. U dallua gjat jetës së ti para së gjithash si orator.Fjalimet e tij të mbajtura në raste të ndryshme, si burr shteti dhe si avokat,dallohen për fuqinë bindse dhe forcën tërheqse të fjalës. Korespondenca dhe fjalët e tij formojnë një burim tw rëndësishëm historik, pasi ndihmojnë jo vetëm për tu njoh me personalitetin e vetë autorit por edhe me periudhën plot ngjarje të kohës para Augustit. Ai shkroi edhe një seri veprash si “De oratore ”(Oratori)” De republika ”(republika) ”De segectute”(Mbi pleqërinë), ”De amikitia”(mbi miqësine}. Gjuha e tij është e zgjedhur dhe e përpunuar,stili i bukur,mendimet e ilustruara,me figura shum tërheqse gjuhsore. Nga letërkëmbimet e Coceronit me mikun e tij të ngushtë Pompon Atikun, i cili ka jetuar në atë kohë në pronën e tij të madhe në Buthrot, mësojmë se ai i ka vendosur ushtarët aty ,në përpjekje të mbrojë pronat e tij.Po ashtu në akuzat e tij të drejtuara kundër Pizonit,sundimtarit të provincës maqedonase gjejmë ca të dhëna të rëndësishme për madhështinë dhe pasurinë e Dyrrahut dhe Apolonisë në të cilat ai jetoi për një kohë,për praninë e latifundeve në Epir,që në epokën republikane,për shfrytzimin e krahinave të Ilirisë nga sundimtarët e provincës maqedone.Hegeli thotë se i mungonte ”shpirti filozofik dhe i cili “ka qenë në gjendje të merret me filozofi, thuajse ekskluzivisht nga aspekti historik. ”Në vitin 78-77, gjat udhtimit të tij për në lindje,arrin në Athinë, ku si që thotë Plutarhu” i ndëgjoi ligjëratat e Antiokut nga Askaloni i cili e magjepsi me rrjedhshmërinë e bukur dhe shkathtësinë e të folurit të tij. Ndonse nuk pajtohet me konceptet e tija të reja filozofike. Ciceroni në fushën e filozofisë, romakve ua afroi filozo fine greke dhe krijoi terminologjinë filozofike në gjuhën latine.Vepra “Denaturadeorum” (Mbi natyrën e zotrave) është vepër teologjike, dedikuar brutit, vrasësit të Gai Jul Cezarit, dhe e konceptuar kundër Epikurit.
Posted on: Sat, 26 Oct 2013 20:31:54 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015