CR7: Do ta bojkotoj Topin e Artë, Platini më - TopicsExpress



          

CR7: Do ta bojkotoj Topin e Artë, Platini më provokoi Superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka kërcënuar me bojkotim të ceremonisë së ndarjes së çmimit Topi i Artë, pasi thotë se është provokuar keq nga kreu i UEFA-s, Michel Platini. Shefi i futbollit evropian ka bërë shaka duke thënë se FIFA e zgjati procedurën e votimit për Topin e Artë vetëm për të favorizuar Ronaldon pas formës së lartë, edhe pse dias media spanjolle i morën si serioze këto komente. Sidoqoftë, Ronaldo i ka marrë këto komente ngat zemrës dhe i është përgjigjur Platinis, duke thënë se ai mund edhe të mos shkojë më 13 janar në Zurich për ceremoninë. “Mendoj se Platini tentoi të më provokonte. Unë nuk do t’i përgjigjem atij”. “Në ditën kur do të shpallet fituesi i Topit të Artë mund të jem në Spanjë ose në Zurich...apo edhe në Madeira”, ka deklaruar Ronaldo me rastin e hapjes së muzeut të tij personal.
Posted on: Wed, 04 Dec 2013 18:46:15 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015