Ca pika shiu ranë mbi qelq. Për ty unë befas ndjeva - TopicsExpress



          

Ca pika shiu ranë mbi qelq. Për ty unë befas ndjeva mall. Jetojmë të dy në një qytet, Dhe rrallë shihemi sa rrallë. Edhe m’u duk pak e çuditshme Si erdh kjo vjeshtë, ky mëngjes. Qiejt e ngrysur pa lejlekë Dhe shirat pa ylber në mes. Dhe thënia e vjetër e Heraklitit Seç m’u kujtua sot për dreq: “Të zgjuarit janë bashkë në botë, Kurse të fjeturit janë veç”. Në ç’ënderr kemi rënë kaq keq, Që dot s’po zgjohemi vallë?… Ca pika shiu ranë mbi qelq Dhe unë për ty seç ndjeva mall | Ismail Kadare |
Posted on: Fri, 12 Jul 2013 06:10:49 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015