Cana këshillon Januzajn: Hajde me Shqipërinë! Duket se - TopicsExpress



          

Cana këshillon Januzajn: Hajde me Shqipërinë! Duket se qëllimi është i përbashkët, si nga De Biazi, por edhe nga pjesëtarët e tjerë të ekipit kuqezi. Kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana, e këshillon talentin e Mançester Junajtid, Adnan Januzaj, që të veshë bluzën kuqezi dhe të mos ndikohet nga ofertat që mund t’i bëjë Belgjika, ndoshta edhe Anglia. Mbrojtësi i Lacios e konsideron 18-vjeçarin e rritur tek akademia e Anderlehtit një talent të rrallë, që mund të ketë sukses më shumë se cdo futbollist tjetër shqiptar në Europë. Kjo deklaratë e Canës vjen një ditë pasi Xhani De Biazi tha se Januzaj është në planet e Shqipërisë, por ftesa për t’iu bashkuar kombëtares do t’i bëhet në momentin e përshtatshëm. Duke folur për miqësoren me Armeninë, Cana siguroi se, pavarësisht se De Biazi do të bëjë ndryshime në formacion, futbollistët që do të zbresin në fushë do të luajnë me shumë seriozitet për ta fituar ndeshjen. Ndërsa përtej rezultatit në këtë miqësore, për Migjen Bashën, ka shumë rëndësi loja dhe inkuadrimi i elementëve të rinj, në funksion të takimeve eliminatore të Botërorit. Mesfushori i Torinos po kalon një formë shumë të fizike, ndaj për trajnerin De Biazi ai mbetet një nga pikat më të forta të formacionit kuqezi për eliminatoret e fillimshtatorit. Kombëtarja është duke u përgatitur për ndeshjen miqësore kundër Armenisë, ndeshje e cila do të luhet më 14 gusht në “Qemal Stafa”, në orën 20:45
Posted on: Tue, 13 Aug 2013 19:48:18 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015