Cili është projekti P.D.-së për politikën e jashtme dhe - TopicsExpress



          

Cili është projekti P.D.-së për politikën e jashtme dhe raporti politikë e brëndshme politikë e jashtme!? Real-politika Politika e jashtme e një vendi e një shteti krahas politikës së brëndshme ka një rol shumë të rëndësishëm për konsolidimin e një demokracie funksionale, shtetit ligjorë, ekonomie tregu të qëndrueshme dhe të një shteti të vërtetë demokratik dhe të integruar në institucionet ndërkombëtare. Mardhënjet dipllomatike krijojnë miqësi me kombe dhe kultura të ndryshme dhe sjellin zhvillim e prosperitet në të gjitha planet material, kulturor dhe shpirtëror. Dërgimi i mesazhe dipllomatike të caktuara nga kultura dhe kombe të ndryshme, bashkon kombe dhe kultura në pesë kontinentet e globit dhe i afron në shumë plane të zhvillimit social. Ambasadë do të thotë mesazh, vetë fjala shpreh edhe misonin që ka ky institucion. Ambasadorët janë mesazherë të kulturave dhe shteteve që përfaqësojnë. Mbas viteve 90-të, dipllomacia tek neve mori një kuptim të ri dhe ka luajtur një rol të madh në zhvillimet e politikës së brëndshme, ekonomisë dhe zhvillimit të vendit. Në fakt të gjitha partitë politike në Shqipëri kanë në programet e tyre prioritet marëdhënjet me SH.BA dhe me vendet e B.E. dhe integrimin e Shqipërisë në B.E., gjithashtu krijimin e marëdhënjeve të mira dipllomatike nga Lindja në Perëndim të globit. Po mbas viteve 90-të ishte e para P.D., që filloi një etapë të re në diplomacinë shqiptare. Natyrisht një rëndësi të madhe merr edhe politika e jashtme rajonale, marëdhënjet me fqinjët. Prandaj është e domosdoshme prezantimi i pikpamjeve të qeverisë aktuale dhe Kryeministrit Berisha të promovojë arritjet dhe sfidat për për politikën e jashtme për të ardhmen në rajon dhe më gjërë në këtë fushatë elektorale. Në realitet falë mbështetjes së faktorit ndërkombëtarë dhe projektit për politikën e jashtme të qeverive të P.D-së, mbas viteve 90-të, dipllomacia e jonë ka marrë një zhvillim të ri në shërbim të politikës së brendshme zhvillimit ekonomik dhe kulturorë. Të gjitha vendet ish-komuniste në përgjithësi kanë specifika të caktuara në marëdhënje me politikën e jashtme dhe me marëdhënjet ndërkombëtare. Në këtë kontekst nuk mund të krahasohet politika e jashtme p.sh. e Gjermanisë, një prej vendeve më të zhvilluara të Europës dhe botës, me politikën e vendeve me demokraci të reja dhe në kontekste të ndryshme politike, rajonale dhe historike. Mbas pavarësive të vendeve të ish-Jugosllavisë dhe pavarësië së Kosovës kemi një situatë tjetër dhe një klimë tjetër në Ballkanin Jug-perëndimorë që u kthye në një teatër luftrash të përgjakshme mbas viteve 90-të dhe aktualisht po kërkon stabilitetin në të gjitha fushat e zhvillimit, por gjithashtu mbeten një seri ceshtjesh të pazgjidhura të cilat sic duket lypin kohë dhe vëmendje të vecantë nga politika. Megjithatë krahas një seri problemesh ekonomike dhe politike, rajoni përballet gjithashtu edhe me sfida gjeopolitike, të cilat synojnë zhvillimin dhe stabilitetin në këtë rajon të trazuar në vite dhe që lypin kohë, mbasi sic duket procesi i plotë i stabilizimit rajonal kërkon negociata. Prandaj projekti i qeverisë për politikën e jashtme tek neve duhet të jetë i mirëstudjuar, prespektiv dhe të vihet në shërbim të paqes dhe stabilitetit ekonomik dhe politik në rajon dhe integrimit në BE, pa cënuar ceshtjet tona shumë të rëndësishme të cilat ndikojnë në politikën e brëndshme e që janë jetike për jetën e qytetarëve. Mbas marrëveshtjes Prishtinë-Beograd gjithashtu rajoni dhe vetë Kosova dhe Serbia janë në provë të ardhmen e integrimit dhe zhvillimeve të këtyre vendeve dhe vendeve të rajonit. Implementimi i kësaj marrëveshje ka një rëndësi të vecantë. Procesi nuk është i lehtë të realizohet sipas zhvillimeve të fundit, biles akoma nuk ka shenja për fillimin e marrëveshjes, ose është në hapat e para. Serbia kërkon të fitojë kohë dhe të lozi me të drejtën “natyrale” dhe shtetformuese të Kosovës. Ky model sipas një analisti të një gazete përditshme tek neve, mund të ndikojë edhe në zgjidhjen e problematikave të ceshtjes came dhe të shqiptarëve në Preshevë dhe Mal të Zi në të ardhmen, por natyrisht priten rezultatet dhe indikatorët e marrëveshjes Prishtinë-Beograd. Propozim intersant ishte i zotit i Filip Ricker, që përfaqwson qeverinë amerikane për implementimin e kësaj tip marrëveshje edhe në rastin e debatit të Greqisë me Maqedoninë, për ceshtjen e emrit. Fushata e 23 Qershorit dhe raportet politikë e brëndshme politikë e jashtme. Ka disa ditë që ka filluar fushata për zgjedhjet e 23 Qershorit dhe të gjitha partitë politike kanë folur dhe prezantuar programet e tyre për politikën e brëndshme që është jetike për jetën e qytetarëve, punësimi, rrugët, uji dhe dritat, shëndetësia, arësimi dhe ambienti. Të dy partitë e mëdha si P.D. dhe P.S., po prezantojnë projektet për zhvillimin ekonomik dhe shoqërorë tek neve. P.D. mbron me argument dhe prezanton arritjet e qeverisjes 8 vjecare, të cilat janë të mdha në të gjitha fushat. Kurse P.S., me në krye Edi Ramën dhe aleatë përpiqet të bindë elektoratin për problemet që janë krijuar gjatë kësaj qeverisje duke e kundërshtuar shpesh barbarisht dhe duke mohur në një formë aspak bindëse dhe me qëllim të keq cdo arritje në këto 8 vite. Kontestimet dashakeqe të opozitës majtë sulmojnë zhvillimin ekonomik dhe shoqërorë pjesë të politikës së brëndshme tek neve. Po përse opozita dhe Edi Rama, nuk sqarojnë pozicionin e tyre për politikën e jashtme Euro-Atlantike dhe atë rajonale? Si i konsideron opozita arrijet e mëdha sic ishin anëtarësimi në N.A.T.O dhe arritjen madhore lëvizjen pa viza të shqiptarëve, apo ishte pikërisht kjo opozitë dhe Rama, të cilët e penguan me cdo mjet këto nisma të qeverisë aktuale dhe votimin në parlament të 3 ligjeve për statusin? Në fakt për jetën e përditshme të një vendi politika e brëndshme ka një rol të madh dhe shpesh ka prioritet ndaj politikës së jashtme. Ky trend është i lidhur me kontekstin historik, kulturën, ekonominë dhe nivelin e demokracisë së një vendi. P.sh. Amerikanët që janë një fuqi botërore, presidentët e ndryshëm shpesh e kanë ndryshuar rëndësinë e politikës së brëndshme ndaj asaj të jashtme. Qeveria e Klinton i dha më tepër rëndësi politikës së brendshme të SH.BA-ve kurse kabineti Bush i dha rëndësi pollitikës së jashme dhe në qeverisjen e tij një rol aktiv patën Colin Powell dhe Condoleza Rice që zhvilluan një politikë të jashtme shumë aktive në tregje të fuqishme politike dhe ekonomike dhe shpesh “agresive” e lidhur edhe me politikën botërore, për paqe dhe demokraci. Në fakt qeveria Berisha u ka zhvilluar një politikë të jashtme shumë të mirë e bazuar në parimet e dipllomacisë pragmatiste, kulturore dhe asaj ekonomike. Një rol të rëndësishëm në këto procese krahas Kryeministrit Berisha, ka edhe ish-ministri i jashtëm Lulzim Basha. Basha punoi shumë për anëtarësimin në N.A.T.O dhe lëvizjen e lire të shqiptarëve. Në realitet Kryeministri Berisha dhe stafet e Ministrisë së jashtme kanë bërë një punë profesionale për politikën e jashtme duke e mbështetur politikën e brëndshme dhe zhvillimin ekonomik dhe social të vendit. Cili është projekti i opozitës për politikën e jashtme? Pyetjen ja drejtoj opozitës dhe zotit Rama, që kërkojnë pushtetin se cili është projekti i tyre i P.S-së për politikën e jashtme dhe cfarë mendimi kanë për politikën e jashtme të qeverisë aktuale? Konkretisht e pyes kryetarin e opozitës se cili është përceptimi i tij politik, për rajonin dhe idetë e tij për të ardhmen e tij? Ceshtja e Kosovës mbetet gjithnjë për qeveritë shqiptare një obligim historik, shpirtërorë dhe politik. Po me Maqedoninë dhe të ardhmen e saj dhe cështja e emrit të saj si shtet cilat janë idetë e opozitës dhe raportet Maqedoni-Greqi. Po ceshtja Came cila do të jetë ardhmja e saj, pronat dhe pasuria shpirtërore e camëve. Po marëdhënjet me Serbinë në cfarë klime do të jenë? Me të vërtetë Serbia kërkon integrimin në B.E., por ky proces nuk duhet të realizohet në kurrizin e shtetit të Kosovës dhe cështjes shqiptare në përgjithësi në rajon. Serbia sot qeveriset nga një përfaqësi politikanësh neo-nacionalistë. Po marrëveshtja T.A.P. dhe rrugët e gazit nga Azerbajxhani, cila është ideja e opozitës. Para disa ditësh u mblodhën ministrat e vendeve ku kalon gazi Azer dhe konkretizimi i marrëveshtjes është shumë afër. Po raportet me Kinën, marëdhënjet tregtare, gjuha kineze, globalizmi dhe Turqinë e cila ka aktualisht problemet e vehta të brëndshme cila është pikpamja e opozitës? Në fakt Rama ka takuar këto ditë Kryeministrin turk Taip Erdogan, por opinion publik dhe media janë njoftuar në formë të pjeshme për rezulatet dhe qëllimet e takimit Erdogan-Rama. A mendon opozita se kjo rrugë gazi T.A.P. është një arritje e madhe që ka leverdi për ekonominë tonë dhe i shërben të ardhmes gjeopolitike dhe ekonomisë tonë apo përpiqet me cdo kusht ti kontestojë dhe zhvfleftësoj këto arritje? Po marëdhënjet me Gjermaninë, cila është ideja e Ramës dhe opozitës? Prononcimi i kandidatit për Kryeministër është shumë i rëndësishëm, mbasi roli i Kryeministrit në politikën e jashtme tek neve ka një rëndësi të vecantë specifike. Njëkohësisht në koalicionin opozitarë bën pjesë edhe L.S.I. Do të ishte me vend përgjigja e opozitës dhe e Ramës, për të ardhmen e politikës së jashtme se cila forcë L.S.I. apo P.S. kanë vendosur do të drejtojë dipllomacinë në rast fitorje të zgjedhjeve, fitore që në fakt është vetëm në imagjinatën e Ramës, mbasi shqiptarët do të votojnë P.D-në dhe Berishën. Natyrishht ky debat, për politikën e jashtme ju takon elitave politike dhe profesionistëve por meqë jemi në prag zgjedhjesh, prezantimi i projektit për politikën e jashtme merr një rëndësi të vecantë, mbasi gjërat ndryshojnë në politikë cdo ditë dhe orë dhe shumë shpejt dhe politika e jashtme për neve është jetike ashtu si edhe ajo e brëndshme. Të gjitha këto problematika për politikën e jashtme mendoj se duhet të debatohen, sëpaku për mediat dhe individë të interesuar të fushës këto ditë që kanë ngelur para date 23 Qershorë, që politika e jashtme tek neve në të ardhmen ti shërbejë zhvillimit ekonomik dhe shoqërorë dhe të bëhet pjesë e rëndëishme e integrimit dhe zhvillimit tonë ekonomiko-shoqërorë. Politika e jashtme dhe dipllomacia dhe rendi i ri botërorë, Sh.B.A dhe Evropa. Gabimet e një shtetari, qeveritari janë të pariparueshme për politikën e jashtme të një vendi! Sipas Henri Kissinger tek puna e tij “Dipllomacia”, gati si të ishte një ligj i natyrës, duket se në cdo shekull shfaqet një vend me fuqinë, vullnetin dhe forcën lëvizëse intelektuale e morale për t’i dhënë formën tërë sitemit ndërkombëtarë, në përputhje me vlerat e vehta. Marëdhënjet ndërkombëtare kanë një rëndësi të vecantë edhe për neve dhe politikën tonë. Në shekullin e shtatëmbëdhjetë Franca, nën Cardinal Risheljë, futi konceptin bashkëkohor në marëdhënjet ndërkombëtare, të bazuar në kombin shtet dhe të motivuar nga interest kombëtare si qëllimi i fundit. Në shekullin e tetëmbëdhjetë Britania e Madhe krijoi konceptin e ekulibrit të forcës, që dominoi dipllomacinë europinae për 200 vjet. Në shekullin e nëntëmbëdhjetë , Austria e Meternikut, rindërtoi Koncertin e Europës dhe Gjermania e Bismarkut e prishi atë, duke e futur dipllomacinë europinane në luftën e ftohtë të politikës së forcës. Në shekullin e njëzetë asnjë vend tjetër nuk ka ndikuar në marëdhënjet ndërkombëtare në mënyrë aq të vendosur dhe në të njëjtën kohë aq ekuivoke, sa Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nuk ka shoqëri që të ketë këmbëngulur më tepër në mosndërhyrjen në punët e brendshme të shteteve të tjera dhe të ketë mbrojtur me aq pasion idenë se vlerat e saj janë të zbatueshme në shkallë universale. Nuk ka vend më pragmatik në drejtimin e përditshëm të dipllomacisë. Rruga e Amerikës në politikën ndërkombëtare, ka qenë triumfi i doktrinës mbi përvojën. Cka është e re në rendin e ri botëror që po lind, është se për herë të parë Shtetet e Bashkuara nuk mundet të tërhiqen nga bota dhe as ta sundojnë atë. Evropa u hodh në politikën e ekulibrit të forcës ku zgjedhja e saj e parë, ëndrra mesjetare për një perandori universale, u përmbys dhe kur nga hiri i kësaj aspirate të lashtë lindi një numuër i madh shtetesh pak a shumë njëlloj të fuqishëm. Sistemi i ekulibrit të forcës nuk pretendonte të paralizonte të parandalonte krizat dhe biles as luftrat. Amerika në historinë e saj asnjëherë nuk ka bërë pjesë në sistemin e ekulibrit të forcës. Gjatë luftës së Ftohtë, qëndrimi origjinal amerikan në politikën e jashtme i përshtatej në mënyrë të shkëlqyer sfidës së ditës. Në botën pas luftës së ftohtë, elementet e ndryshme u zhvilluan në mënyrë më harmonike dhe më simetrike. Fuqia relative ushtarake e Shteteve të Bashkuara, gradualisht do të dobësohet. Sistemi ndërkombëtarë i shekullit të njëzetë do të karakterizohet nga një kontraditë e dukshme: nga njëra anë, copëtimi; nga ana tjetër rritja e globalizmit. Evropa, e vetmja pjesë e botës së sotme që ka funksionuar sistem shumështetesh shpiku konceptet e kombit-shtet, sovranitetit dhe ekulibrit të forcës. Këto ide sunduan marrëdhënjet ndërkombëtare në pjesën më të madhe të tre shekujve. Rusia gjatë historisë ka qenë një rast i vecantë. Ajo arriti vonë në skenën evropiane. Rusia post-komuniste u ndodh brënda kufijsh, që nuk kanë precedent në histori. Kina gjthashtu ndodhet përballë një rendi të ri botërorë për te. Për 2000 vjet Perandoria kineze pati bashkuar botën e vet nën një sundimi të vetëm perandorak. Kina u rishfaq vetëm kohët e fundit-pas luftës së Dytë Botërore-në një botë multipolare të paparë në histori. Përsa i përket Indisë e cila po del tani si një fuqi e madhe në Azinë Jugore politika e saj e jashtme është në shumë drejtime relikti i fundit i lulëzimit të imperializmit evropian i gatuar me traditat e një kulture të lashtë. A do të vazhdojnë me këto parime teorike të shekullit të 20-të marëdhënjet ndërkombëtare në shekullin tonë atë të 21-të, apo do të ndryshojë dicka në të ardhmen? Intelektualët dhe analistët analizojnë veprimet e sistemeve ndërkombëtare; shtetarët i ndërtojnë ato. Dhe ka një ndryshim të madh midis prespektivës së një analisti dhe asaj të një shtetari. Analisti mund të marrë risqe. Nëqoftëse konkluzionet i dalin të gabuara ai mund të shkruaj një tezë tjetër. Shtetarit në këtë fushë i lejohet të zgjidhë enigmën vetëm një herë; gabimet e tij janë të pariparueshme për politikën e jashtme të një vendi. Të gjitha këto koncepte teorike për marëdhënjet ndërkombëtare dhe dipllomacionë i obligojnë P.D. në qeverisjen e ardhshme, që të ndërtojnë një politikë të qartë të jashtme funksionale në shërbimtë asaj të brëndshme, zhvillimit ekonomik, kulturorë dhe social dhe ti shërbejë integrimit tonë. Përgjegjësia e shtetarëve të një vendi është shumë e madhe për politikën e jashtme pasi për mendimin tim ajo ka rëndësi të njëjtë në moment të caktuara me politikën e brëndshme të një vendi.
Posted on: Wed, 19 Jun 2013 21:58:15 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics



*
*

© 2015