Cristiano Ronaldo në një intervistë mjaft interesante për - TopicsExpress



          

Cristiano Ronaldo në një intervistë mjaft interesante për Cadena COPE !!! - Lexojeni, do tju pëlqejë jashtë mase !!! Cristiano Ronaldo : Dua ta mbyll karrierën time tek Real Madridi. Cristiano Ronaldo : Jam duke kaluar një moment të mirë në karrierën time, si me klubin, ashtu edhe me kombëtaren. Cristiano Ronaldo : Njerëzit në Portugali janë shumë të lumtur. Ata po kalojnë kohë të vështira, por ne i dhuruam atyre diçka për tu gëzuar. Cristiano Ronaldo : Unë jam gjithmonë gati për të ndihmuar fëmijët. Djali i Carlos Martin ka disa probleme, dhe unë jam duke i dhuruar gjak. Ne mund ti ndihmojmë të tjerët, nuk kushton asgjë, nuk të dhemb. Unë jam gjithmonë i disponueshëm për ti ndihmuar. Cristiano Ronaldo : Unë ju kërkoj të gjithë njerëzve të dhurojnë gjak këtu në Spanjë, ne mund të shpëtojmë miliona jetë. Cristiano Ronaldo : Personi që dhuron gjak, ndjehet i emocionuar më pas, sepse ai e di që ka shpëtuar një jetë. Cristiano Ronaldo : Pas rastit të Carlo Martins, unë fola me shokët e mi tek Real Madridi dhe ata dhuruan të gjithë gjak, u bënë donatorë. Cristiano Ronaldo : Më pëlqen të jem një lojtar futbolli, është gjëja që më pëlqen më shumë. Cristiano Ronaldo : Ndjehem shkëlqyeshëm, më pëlqen puna ime, profesioni. Në moshën 11 vjeçare unë isha në Madeira dhe shkova të luaj për Sportingun e Lisbonës. Cristiano Ronaldo : Unë nuk e kisha planifikuar festimin Calma për Barcelonën. Ishte diçka spontane, për tju treguar që unë isha ende aty. Njerëzit u emocionuan shumë. Cristiano Ronaldo : Ndjehem shumë i dashur nga fansat e Real Madridit, është sezoni im i 5-të këtu. Njerëzit në Bernabeu, janë të veçantë. Cristiano Ronaldo : Unë dua të qëndroj në Real Madridi për shumë vite, dua ta mbyll karrierën këtu, sepse nuk egziston një klub më i madh se Real Madridi. Cristiano Ronaldo : Unë jetoj një ëndërr kur futem në Bernabeu, madrilenët e vlerësojnë punën dhe lojën që tregohet. Cristiano Ronaldo : Dua ta mbyll karrierën time këtu, nuk ka asgjë më të mirë se Real Madridi. Cristiano Ronaldo : Unë pëlqej të jetoj në Spanjë. Më pëlqen të luaj për klubin më të mirë në botë, nuk mund të kërkoj asgjë më shumë. Cristiano Ronaldo : I admiroj njerëzit që qeshin. I lutem zotit të jetë bujar me mua dhe familjen time. Cristiano Ronaldo : Unë mendoj se mund të përmirësohem çdo ditë. Jo vetëm në një aspekt, por në të gjitha aspektet. Cristiano Ronaldo : Pavarësisht nëse jam apo jo më i miri, varet çfarë pëlqejnë njerëzit. DIsa më duan, disa jo. Unë nuk jam zoti që ti kënaq të gjithë. Gazetari : A jeni lojtari më i mirë në botë për momentin? - Cristiano Ronaldo : Jo vetëm këtë vit, unë kam qenë në nivele të larta edhe për shumë vite të tjera. Cristiano Ronaldo : Ka njerëz që më duan dhe më urrejnë. Cristiano Ronaldo : Unë stërvitem gjithmonë në të njëjtën mënyrë, ska shumë rëndësi nëse do të luaj kundër Osasunës apo Barcelonës. Cristiano Ronaldo : Unë stërvitem në Valdebebas, shkoj në shtëpi dhe luaj me djalin tim. Pasditeve merrem me gjëra të tjera. Cristiano Ronaldo : Do të doja që djali im të bëhej futbollist, më parë ai pëlqente të luante me makina, ndërsa tani është i fiksuar pas topit. Cristiano Ronaldo : Djali më thotë mua : Baba, baba, hajde të luajmë futboll, dhe unë nuk i them dot jo. Cristiano Ronaldo : Nuk jam duke menduar për Topin e Artë. Nuk mund të them nëse do të shkoj apo jo në ceremoninë e dorëzimit të Topit të Artë. Cristiano Ronaldo : Por ju them vetëm diçka : Nëse unë fitoj Topin e Artë, do të ftoj të gjithë fëmijët me sëmundjen e leuçemisë në festë. Cristiano Ronaldo : I përkushtohem 100% futbollit. Mbase zoti është shumë bujar me mua që nuk dëmtohem asnjëherë. Cristiano Ronaldo : I bëj gjërat mirë, jo gjithmonë, por unë nuk zbres kurrë nga 90%-ëshi. Cristiano Ronaldo : Unë nuk jam i fiksuar pas Topit të Artë, vetëm dua drejtësi.
Posted on: Fri, 22 Nov 2013 17:36:24 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015