DISIPLINAT PARA DHE GJATË RAMAZANIT Besimtari ka mundësinë që - TopicsExpress



          

DISIPLINAT PARA DHE GJATË RAMAZANIT Besimtari ka mundësinë që në Ramazan të triumfojë, nëse jo në të gjitha fushat e tij, të paktën në disa prej disiplinave. Kjo nuk nënkupton se të gjitha adhurimet e Ramazanit janë me mundësi përzgjedhjeje. Agjërimi është i pakontestueshëm, falja e namazit është e padiskutueshme, porse besimtari ka mundësi që, krahas aspektit obligues, të derdh mundin e tij në ndonjërën prej disiplinave të Ramazanit, të cilat mund t’i sigurojnë shpëtimin. Ja disa prej këtyre disiplinave: Agjërimi (me përkushtim). Pejgamberi [alejhis salatu ves selam] ka thënë: “Kush agjëron Ramazanin me besim dhe llogari (në shpërblimin e Allahut), do t’i falen mëkatet e mëparshme…” (Transmetim unanim) Namazi, sidomos ai me xhemat. Pejgamberi [alejhis salatu ves selam] ka thënë: “Kush falet në Ramazan me besim dhe llogari (në shpërblimin e ALlahut), i falen mëkatet e mëhershme!” (Transmetim unanim); “Vërtetë, ai që falet me Imamin gjersa ta mbarojë, falja do t’i llogaritet sikur ta ketë bërë tërë natën!” (Transmeton Ibni Maxheh ndërsa Albani thotë se hadithi është autentik.) Leximi i Kur’anit: Pejgamberi [alejhis salatu ves selam] ka thënë: “Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ai ka për të një të mirë ndërsa e mira shumëfishohet me dhjetë. Nuk them: elif lam mim (që në arabisht janë tri germa të lidhura me njëra tjetrën) është një germë, por elif germë, lam germë dhe mim germ.” (Transmeton Tirmidhiu ndërsa Albani e vlerëson për autentik.) Ramazani është muaji në të cilin ka filluar shpallja e Kur’anit, andaj dijetarët e shfrytëzonin këtë muaj për të lexuar Kur’anin si adhurim në vete. Kishte prej tyre që gjatë muajit bënin edhe tridhjetë hatme (e përfundonin së lexuari 30 herë) . Duaja, sidomos gjatë momenteve që shpresohet pranimi i saj, si në kohën e iftarit dhe atë të syfyrit. Kjo ka qenë traditë e robërve të sinqertë të Allahut përgjatë gjithë kohës. Allahu duke i përshkruar të tillët thotë: “Dhe ata që janë të durueshëm, të drejtë, të devotshëm e dorëdhënës dhe të cilët në kohën e agimit (syfyrit) kërkojnë ndjesë.” (Ali Imran, 17); “Dhe në syfyr (kah mbarimi i natës) ata kërkonin falje për mëkatet.” (edh-Dharijat, 18) Sadakaja: Dhënia ushqim agjëruesve dhe pagimi i Zekatit të Fitrit janë gjëra që shumëfishojnë shpërblimin e agjërimit dhe pastrojnë atë nga gabimet eventuale. Pejgamberi [alejhis salatu ves selam] ka thënë: “Kush e ushqen një agjërues, ai ka edhe një shpërblim sikur të tij, edhe pse atij nuk i pakësohet fare shpërblimi.” (Albani e vlerëson për autentik.) I’tikafi: Qëndrimi në Xhami për adhurim në dhjetëditëshin e fundit është me rëndësi të madhe. Me të synohet arritja e: Nata e Kadrit, e cila është më e mirë se njëmijë muaj. Angazhimi në këtë natë sjell shpëtimin. Pejgamberi [alejhis salatu ves selam] ka thënë: “…dhe kush falet Natën e Kadrit me besim dhe llogari (në shpërblimin e Allahut), do t’i falen mëkatet e mëparshme!”(Transmetim unanim)
Posted on: Mon, 24 Jun 2013 13:10:21 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015