DITA 11: KOHA PËR NJË PYETËSOR TË SHPEJTË! Duke qenë se 1/3 - TopicsExpress



          

DITA 11: KOHA PËR NJË PYETËSOR TË SHPEJTË! Duke qenë se 1/3 e këtij muaji iku, le të shikoj­ më ecurinë tuaj. - Sa prej këtyre 10 ditëve keni arritur të zgjoheni për syfyr përpara Sabahut? - Sa prej këtyre 10 ditëve keni mundur të qën­ droni zgjuar pas Sabahut dhe keni kryer punë të rëndësishme në orët e para të mëngjesit? Jepini vetes një pikë për secilën ditë që ja keni arritur. Sa më shumë pikë të grumbulloni, aq më i madh është treguesi se ju po kaloni një Ramazan frytdhënës. Këto dy përbërës janë çelësi i Ramazanit të suk­ sesshëm:­ 1. Ngrënia e syfyrit sa më afër Sabahut ju siguron sasi të mjaftueshme energjish për t’ju mbajtur në formë për pjesën e mbetur të ditës. 2. Qëndrimi zgjuar pas Sabahut nënkupton të përfituarit nga lutja e Profetit Muhammed (alejhis-selam), i cili ka thënë: “O Allah, bekoje umetin tim në orët e para të mëngjesit”, kështu që po përfitoni më shumë sesa ata që flenë deri në drekë (ose deri për ikindi)! Nëse grumbulluat pak pikë në pyetësorin e mësipërm, është koha për të rishikuar efektshmërinë dhe menaxhimin e kohës tuaj gjatë Ramazanit. Jemi më pak se 20 ditë larg Bajramit! Le të bëjmë më të mirën e mundshme për pjesën e mbetur
Posted on: Sun, 21 Jul 2013 13:34:10 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015