Dani Alves: Neymar ka shumë për të mësuar te Barça Neymar ka - TopicsExpress



          

Dani Alves: Neymar ka shumë për të mësuar te Barça Neymar ka qënë një nga temat më të nxehta të merkatos së verës, duke nisur nga zhurma për transferimin e tij tek Barcelona, pritshmëritë në Katalonjë dhe paraqitjet e tij në fushë. Dani Alves ka qënë një nga aktorët kryesor në gjithë këtë histori edhe pse me modesti pranon që është informuar për arritjen e marrëveshjes si gjithë të tjerët. "Unë u njoftova si të gjithë. E vërtetë që isha i sigurtë, pasi e dija që po të largohej nga Santosi do të vinte tek Barcelona. Nëse nuk shkonte atje ku dëshironte nuk lëvizte fare. Kisha dëshirë që të vinte tek ne dhe të shijonte futbollin e vërtetë. Ai është ende i ri dhe ka shumë për të mësuar. Ajo që dëshiroj është të përmirësohet shumë dhe nga djalosh të bëhet një njeri i pjekur. Ai do të jetë me më të mirët në botë dhe duhet të mësojë prej tyre. Për momentin është ende i ri dhe nuk duhet ngarkuar me presione të shumta." Më pas Dani Alves kalon në shembuj konkret, duke treguar se edhe Messi nuk pati një nisje të fortë të karrierës tek Barcelona. "Messi dhe Ronaldinho janë shembulli më i mirë. Kur Messi filloi të luante ishte nën hijen e Ronaldinhos. Leo diti të pres momentin e duhur për të shpërthyer. Në jetë duhet të presësh momentin tënd." Më pas Alves shpreson që të kompletohet edhe kalimi i David Luiz në Camp Nou, pasi përvecse e cilëson një mik të mirë e sheh dhe si një nga mbrojtësit më të mirë në botë.
Posted on: Mon, 12 Aug 2013 21:49:21 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015