Deklarime fals të zyrtarëve të PDK-së për qeverisjen e - TopicsExpress



          

Deklarime fals të zyrtarëve të PDK-së për qeverisjen e Prishtinës Dega e PDK-së në Prishtinë dje kritikoi komunën se paska humbur një donacion në vitin 2000 në mungesë të projektit. Tash kur po flasim është vitit 2013. Këtyre njerëzve u është ndaluar ora. Nëse vizioni i tyre për Prishtinën është i tillë, nuk e di çfarë oferte do të prezantojnë në nëntor. Komuna e Prishtinës vetëm gjatë këtij mandati ka përfituar donacione në miliona euro, të cilat mund të vërtetohen në Raportet Vjetore të Komunës të aprovuara në Kuvendin Komunal edhe me votat e këshilltarëve të PDK-së. Kurdo këtë gjë mund tju vërtetoi zyrtarëve të PDK-së, të cilët ndryshe flasin në Kuvendin Komunal, e ndryshe në konferencat para mediave. Vetëm gjatë këtij vitit, është fituar donacioni nga Komisioni Evropian në vlerë prej 350,000 euro për projektin e Gërmisë, 60,000 euro në bletari dhe projekte të tjera nga GIZ në fushën e menaxhimit të mbeturinave dhe energjisë efiçiente. Falë projekteve me donatorë dhe disa investime kapitale nga vetë komuna në fushën e energjisë efiçiente në ndriçimin publik dhe në objekte publike, Komuna e Prishtinës sot ka përgjysmuar faturën e energjisë që paguan për KEK-un. Këta zyrtarë harrojnë se donacioni më i madh që është humbur është granti për kryeqytetin në vlerë prej 40 milion euro si pasojë e mos miratimit të ligjit për Prishtinën. Ky ligj është bllokuar nga vetë z.Thaçi për të dëmtuar qeverisjen e Prishtinës.
Posted on: Thu, 11 Jul 2013 06:37:04 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015