Demokristianët pritet që të bashkohen deri në nëntor për të - TopicsExpress



          

Demokristianët pritet që të bashkohen deri në nëntor për të krijuar një union të përbashkët si parti e qendrës. Kreu i PDK Nard Ndoka jep rezultatin e bisedimeve me AK e Bushatit dhe LDK e pasuesve të Lesit, që kanë rënë dakord për një bashkim të tillë. Kryetari i Partisë Demokristiane Nard Ndoka është shprehur dje për gazetën “Shqiptarja” se kanë përfunduar negociatat me kryetarin e partisë Aleanca Demokristiane Zef Bushati për krijimin e Unionit Demokristian, që do të përmbledhë të gjithë demokristianët në një parti. Ka qënë vetë Ndoka ai që konfirmoi një fakt të tillë, teksa ka përcaktuar dhe muajin nëntor si muajin e materializimit të një bashkimi të tillë. “U takuam me kryetarin e AK Zef Bushati për krijimin e Unionit Demokristian. Rama dakord për të gjitha pikat e përbashkëta, mbi strukturën organizative drejtuese të Unionit dhe funksionimin e saj, me qëndrimet e pjesëve përbërëse të unionit që do jenë në funksion të marrëveshjeve të nënshkruara më parë, si me partitë që janë në opozitë ashtu dhe me partitë që janë në mazhorancë, por që gjithçka do jetë në funksion të alternativës demokristine, në funksion të përfaqësimit të saj dhe të zgjerimit të saj. Me një tendencë që alternativa kristiane t’i afrohet qendrës”, ka deklaruar kreu i PDK Nard Ndoka dje për gazetën. Njëherësh Ndoka i është përgjigjur interesimit tonë për të sqaruar në detaje se si do të funksionojë ky Union në qëndrimin ndaj situatave politike, pasi partitë përbërëse kanë marrëveshje koalicioni me mazhorancën siç është Bushati dhe me opozitën siç është vetë Ndoka por dhe LDK e Nikollë Lesit që ka dhënë dorëheqjen për t’iu përkushtuar medias së lirë, duke menazhuar të përditshmen që vetë ka themeluar vite më parë. “Qëndrimi i partive përbërëse të Unionit Demokristian do jetë i tillë që ato mund të respektojnë marrëveshjet repektive që kanë nënshkruar me parti të mazhorancës ose me parti të opozitës”, ka qënë deklarata e Ndokës. Për të cilin tentohet krijimi i një parti të vetme të demokristianëve.
Posted on: Thu, 24 Oct 2013 06:25:03 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015