Dhe duke u rritur mëson se lumturia nuk është ajo e gjërave - TopicsExpress



          

Dhe duke u rritur mëson se lumturia nuk është ajo e gjërave të mëdha. Duke u rritur mëson që lumturia përbehet nga gjëra të vogla, por shumë të çmuara. Mëson që aroma e kafes në mëngjes është një ritual i vogël lumturie, që mjaftojnë notat e këngës sonë të preferuar, rileximi i librit që kemi dashur shumë, për të na bërë të ndihemi të gjallë. Duke u rritur mëson që dhurata më e bukur që marrim në jetë, është dashuria e njerëzve që ne duam. Dhe mëson të kesh në sirtarin e zemrës ëndrra të vogla por që na japin shpresë për të ardhmen. Mëson sa e madhe dhe e bukur është thjeshtësia.
Posted on: Sat, 20 Jul 2013 17:50:12 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015