Dialogu midis Ebu Hanifes dhe ateistit. Një ditë në Bagdad, - TopicsExpress



          

Dialogu midis Ebu Hanifes dhe ateistit. Një ditë në Bagdad, Imam Ebu Hanife ishte duke dialoguar me një ateist. Imam Ebu Hanife dëshironte të vërtetojë që Zoti ekziston, kurse ateisti dëshironte të vërtetojë që Zoti nuk ekziston. Këtë dialog e dëgjonte një grup njerëzish. Dialogu vazhdoi për kohë të gjatë dhe u zhvillua në disa seanca. Imam Ebu Hanife i paraqiste argumente, fakte dhe prova rreth ekzistencës së Zotit. Në anën tjetër ateisti i paraqiste argumentet e tij që Zoti nuk ekziston. Në ditën e tretë del në pah zgjuarsia, gjenialiteti i Imam Ebu Hanifes dhe vizioni i tij për të vërtetën. Nëse e shihte që e drejta dhe e vërteta është me kundërshtarin e pranonte. Ky ishte qëndrimi i të gjithë njerëzve të ditur. Kështu Imam Ebu Hanife në fund i tha kundërshtarit ateist:”Unë kam një mendim tjetër. Ne kemi dy apo tre ditë që dialogojmë me njëri-tjetrin, çfarë mendon që nesër të jetë dita vendimtare dhe ose unë të besoj që Zoti nuk ekziston dhe ose ti të besosh që Zoti ekziston?” Kështu nesër në orën një në drekë të takohemi në këtë vend dhe të dialogojmë. Të dy palët ranë dakort. Të nesërmen në orarin e caktuar, Imam Ebu Hanife me qëllim u vonua një orë. Kur hyri, ateisti i tha:”Ne e lamë që të takoheshim në filan orë, kurse ti u vonove. Kjo do të thotë që unë jam fituesi i këtij dialogu dhe faktet flasin për mua. Imam Ebu Hanife i tha:”Unë jam me ty që faktet flasin për ty, por dëgjoje shkakun se përse u vonova.” “Pa hë – i tha ateisti – cili është shkaku që u vonove?” Imam Ebu Hanife i tha: “Për Zotin tek po prisja një varkë që të më nxirrte në bregun tjetër në brigjet e lumit Tiger, papritur pashë një çekiç, gozhda dhe dërrasa që fluturuan në qiell. Më pas dërrasat ranë mbi ujin e lumit, çekiçi i merrte gozhdat dhe mbërthente me ta dërrasat, duke formuar pas pak një varkë. Më pas pashë një pëlhurë që fluturoi në qiell, ra mbi varkë ku u ngjit pas një dërrase të gjatë dhe kështu formoi velat. Unë hypa në këtë varkë, kalova lumin dhe erdha tani këtu para teje dhe të kërkoj të falur për vonesën.” Ateisti i habitur i tha:“Ti dëshiron prej meje të besoj që një dërrasë fluturon bashkë me çekiçin dhe gozhdët dhe se çekiçi i mbërthen gozhdët në dërrasa duke formuar një varkë?! Mos më kujton të çmendur dhe dëshiron prej meje ta besoj?!” Imam Ebu Hanife ia ktheu:”Po ti a dëshiron prej meje të besoj që një hënë dritëplotë në qiell, një diell i vendosur në hapësirë, yje dhe galaktika, tokë dhe qiell janë krijuar pa dikë që është i ditur, rregullator dhe krijues i këtyre krijesave?!” Ateisti në çast mbeti i shtangur dhe filloi të mendojë. Më pas ai pranoi islamin dhe tha: “Dëshmoj që ekziston një Zot për këtë gjithësi” dhe u bë musliman.
Posted on: Mon, 25 Nov 2013 21:32:12 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015