Disa këshilla rreth Fitër Bajramit: 1- Falenderoje Zotin që ta - TopicsExpress



          

Disa këshilla rreth Fitër Bajramit: 1- Falenderoje Zotin që ta mundësoi agjërimin e këtij muaji, e nëse nuk e ke agjëruar atëher kërko falje dhe lute Zotin që viteve të tjera ta mundësojë një gjë të tillë. 2- Para shkuarjes në xhami për ta falur namazin e Bajramit është sunet që të hamë diqka ngase Fitër Bajrami është ditë e ushqimit andaj nuk duhet shkuar në xhami agjërueshëm (kurse në Bajramin e Kurbanit është sunet të mos hamë derisa të kthehemi nga falja e namazit të Bajramit) 3- Të lahemi, nëse kemi mundësi, para se të shkojmë në xhami. 4- Rrobat më të bukura që i kemi ti veshim dhe të parfumosemi. 5- Pas perëndimit të diellit natën e Bajramit është prej traditës së Pejgamberit, sal-Allahu alejhi ve selem, që ta përmendim Allahun me tekbire nga më të ndryshmet si psh: (Allahu ekber-Allahu ekber, la ilahe il-lallahu vallahu ekber, Allahu ekber ve lilahi el-hamëd), ose (Allahu ekber-Allahu ekber) etj, e kështu vazhdon derisa imami ta përfundojë ligjeratën e tij të Bajramit në hutbe, duke e pasur parasyshë se gjatë faljes së namazit të Bajramit dhe ligjeratës së imamit duhet të heshtim dhe ta dëgjojmë imamin por nëse gjejmë ndonjë mundësi kur imami heshtë në hutbe atëher e përmendim Zotin me tekbire, e nuk është prej sunetit që disa persona të lexojnë këtë tekbir me zë të përbashkët por secili lexon vetëm dhe me zë të lartë. 6- Eshtë sunet të merren edhe femrat e të gjitha moshave në namazin e Bajramit qofshin ato edhe me ciklet e tyre mujore por me kushtë që mos të falen dhe mos të futen në xhami këto të fundit por prezentojnë edhe ato duke qëndruar afër xhamisë me qëllim që të fitojnë edhe ato shpërblimin dhe bekimin e Allahut që ua bënë besimtarëve në këtë kohë. 7- Duhet shkuar në xhami për ta falur edhe namazin e sabahut e jo vetëm të Bajramit sepse ai i sabahut është më i vlefshëm dhe i rëndësishëm se ai i Bajramit. 8- Nëse ka mundësi është më e pëlqueshme Bajrami të falet në natyrë e jo në xhami, por nëse nuk ka mundësi një gjë e tillë atëher falemi në xhami. 9- Kur të kthehemi prej xhamisë është sunet ta ndërrojmë rrugën e kthimit, pra të kthehemi nga ndonjë rrugë tjetër nëse ka mundësi një gjë e tillë, e kjo për shkak që të vërehet në të gjitha rrugët e fshatit apo qytetit gëzimi dhe festimi i kësaj ditë. 10- Është obligim që pas namazit të Bajramit të shkojmë drejtë e tek familjet tona që t ua urojmë edhe atyre këtë festë, e sa i përket shkuarjes së pari tek varrezat pastaj në shtëpi, asnjë argument fetar, i konsiderueshëm, nuk aludon një gjë të tillë por përkundrazi argumentet vërtetojnë se një vepër e tillë është bidat i refuzuar në fenë tonë. 11- Të ja urojmë këtë festë të gjithëve kë e takojmë kudo qofshim, në rrugë, xhami, shtëpi etj. 12- Të përgaditim ushqim më të mirë se ditët tjera por nuk duhet ta teprojë një gjë të tillë. 13- Ti gëzojmë fëmijët dhe familjet me rroba të reja , duke mos e tepruar. 14- Ti vizitojmë të afërmit dhe fqinjët që tua urojmë festën e Bajramit. 15- Të shihet në fytyrat tona gëzimi dhe lumturia. 16- Të jetë kjo ditë, dita e afrimit, bashkimit dhe pajtimit mes nesh nëse kemi ndonjë ngatëresë të mundshme. 17- Ti agjërojmë edhe gjashtë ditë pas kësj feste, e kjo vepër është prej traditës së të Dërguarit të Allahut sal-Allahu alejhi ve selem. 18- Nuk lejohet agjërimi i ditës së parë të bajramit sepse është festë kurse tjerat po. 19- Të vazhdojmë me punë të mira edhe pas ramazanit, sepse është shenjë e pranimit të punëve të mira. Dhe në fund ua urojmë të gjithë besimtarëve festën e shejtë të Fitër Bajramit, duke e lutur Zotin që të na e pranojë agjërimin , namazin dhe lutjet, dhe ti presim bajramet tjerë gjithmonë në paqë, mirësi, begati dhe në Kosovën tonë të pamvarur.
Posted on: Wed, 07 Aug 2013 16:04:33 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015