Disa sugjerime për kryeministrin Rama 1.Presidenti I Republikës - TopicsExpress



          

Disa sugjerime për kryeministrin Rama 1.Presidenti I Republikës do të duhet të zgjidhet ose me referendum ose me shumicë të cilësuar (3 te 5-tat). Presidenti do të duhet të zgjidhet nga bota akademike, kasta ushtarake ose shoqëria civile dhe jo nga klanet politike. 2.Prokurori I pergjithshem (ose avokati I shtetit), duhet të zgjidhet me shumicë të cilësuar (3 të 5-tat). Prokurori I përgjithshëm do të duhet të përzgjidhet nga kasta e lartë e juristve, nga shtresa e lartë e gjyqtarve ose nga shtresa e konstitucionalistve. 3.Shefi i SHISH, do të duhet të zgjidhet nga shtresa e profesionistëve të fushës, të jetë I depolitizuar dhe të ketë prejardhje familjare të pastër dhe kombëtare. Duke qen anëtar të Atlantikut të Veriut, shefi I SHISH do të duhet të përzgjidhet në consensus edhe me Amerikanët. 4.Ministrat, I jashtëm dhe I mbrojtjes, do të duhet të përzgjidhen me një konsensus më të gjerë, pse jo, brenda koalicionit. Ministri I jashtëm do të duhet të jet ai personazh që do rivendosi një “ambalazhim” të ri, dinjitoz dhe modern jo vetëm të shtetit shqiptar, por edhe të cdo shqiptari përballë opinionit ndërkombëtar. Ministri I Mbrojtjes do të duhet të jetë me patjetër nga kasta e lartë ushtarake dhe me një dinjitet të lartë kombëtar pasi nuk duhet harruar se Shqipëria dhe shqiptarët ende kanë probleme etnike të pazgjidhura në Ballkan.
Posted on: Tue, 09 Jul 2013 08:55:16 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015