Dita 1: 29.12.13 Tirane - Stamboll - Dubai Takimi me guiden tone - TopicsExpress



          

Dita 1: 29.12.13 Tirane - Stamboll - Dubai Takimi me guiden tone ne Aeroportin e Tiranes dhe fluturimi me Pegasus Airlines per ne Stamboll Nga Stambolli do te fluturojme per ne Dubai me kompanine Fly Dubai Qyteti i Dubait per vete zhvillimin e tij eshte zemra pulsuese e Emirateve dhe i gjithe Lindjes se Mesme. Nje karakteristike e Dubait, ndryshe nga Emiratet e tjera, eshte se vetem 10 % e te ardhurave te tij vjetore e kane prejardhjen nga industria e karburanteve. Te ardhurat kryesore te qytet-shtetit vijne nga zona ekonomike Jebel Ali (zona portuale) dhe turizmi. Mberritja ne Dubai dhe pritja nga partneret tane dhe me pas transferta per ne hotel. Akomodimi ne hotel Dita 2: 30.12.13 Dubai ( City Tour ) Mengjesi ne hotel 11:00 – 15:00 City Tour Dubai Dubai – Kryeqendra ekonomike e Emirateve te Bashkuara Arabe ka terhequr gjithmone vemendjen e turisteve te mbare Botes. Gjate ketij programi do te kemi mundesi te vizitojme disa nga peisazhet dhe godinat me te vecanta dhe te bukura ne bote duke qene se ky qytet eshte unik persa i perket kesaj nderthurje te elementeve orientale dhe atyre moderne Vizite panoramike: Fillimisht do ti drejtohemi Xhamise Jumeriah (e cila eshte nje nga xhamite me te bukura ne Dubai). Me pas vazhdojme ne rrugen e famshme Sheikh Zayed (cilesuar edhe si arteria kryesore e qytetit) Gjate kesaj rruge do te kalojme ne Zonen e Biznesit (e mbushur me godina vertete unike) si psh Emirates Tower dhe Qendra e Tregetise Boterore. Gjithcka duket ne harmoni te plote dhe ky program do te vazhdoje te na tregoje mrekulli te tilla si: Burj Kalifa e cila eshte ndertesa me e larte ne bote 818 m, dhe prane saj ndodhet Dubai Mall, qe eshte Qendra Tregtare me e madhe ne bote Vazhdojme viziten tone ne brendesi te Palmes Jumeirah, e cila eshte nje arkitekture shume e vecante e ndertuar totalisht mbi uje Aty do kemi mundesi te shohim Hotelin luksoz Atlantis The Palm dhe mundesi per foto panoramike. Me pas do te vizitojme Hotelin Burj Al Arab, i cili eshte hoteli i vetem ne bote me 7* Mundesi per kohe te lire ne Pazarin e Erzave dhe Frutave te thata duke perfundur programin tone ne zonen e famshme Dubai Gold Souk, e cila per nga vete emri eshte zona me e njohur e Argjendarise ne Lindjen e Mesme. 14:00 – 15:00 Kohe per dreken e cila eshte fakultative Cfare mund te vizitoni: • Burj Khalifa ( Extra Pagese 30 Euro PP ) • Burj Al Arab ( Vizite Hyrje 65 Euro, Dreke ose Darke 135 Euro ) Pasdite e lire per te eksploruar qytetin ne menyre individuale dhe shopping Tour Opsional Extra Pagese - Dhow Cruise me darke ( 35 Euro PP - minimum 20 Persona ) 19:00 – 23:00 Dhow Cruise Ne mbremje do te bejme nje shetitje me Anije Dhow Cruise. Aty do kemi mundesi qe te shohim te gjitha godinat me te larta ne te dy anet e Dubai Creek. Shetitja shoqerohet me muzike orientale duke krijuar atmosfere te kendshme dhe duke shijuar darken me gatime tradicionale Kjo do te jete nje eksperience me te vertete e paharrueshme gjate diteve te qendrimit ne Dubai Transferta dhe akomodimi ne hotel Akomodimi ne hotel Dita 3: 31.12.13 Dubai – Abu Dhabi Tour Opsional Extra Pagese - Abu Dhabi ( 45 Euro PP - minimum 20 Persona ) 07:00 – 09:00 Mengjesi ne hotel 09:00 – 17:00 Tour ne Abu Dhabi 13:00 – 14:00 Kohe e lire per dreken fakultative Abu Dhabi – njihet ndryshe si ”Manhatani i Arabise” per shkak te gradacelave ultra moderne. Kryeqyteti i Emirateve te Bashkuara Arabe, shtrihet ne nje ishull ne forme T-je, prane gjirit te Persise Aty do te kemi mundesi per te vizituar vendet e mrekullueshme si Xhamine “Sheikh Zayed”, nje kryeveper e arkitektures neo-islamike si edhe nje nga xhamite me te bukura ne te gjithe boten. Xhamia ka mbi 1.000 shtylla ne zonat e saj e jashtme te cilat jane te veshur me me shume se 20.000 panele mermeri me gure gjysme te çmuar, duke perfshire guaskat, perlat etj. Vizita e kesaj xhamie eshte nje pervoje vertete e paharrueshme. Vizita vazhdon duke pare “Pallatin e Emirateve” shume luksoz, i cili ndodhet ne vendin e tij mbreselenes. Me pas do te vizitojme Heritage Village, Marina Mall si edhe ishullin “Saadyat” i cili ofron nje pasqyre te vertete ne zhvillimin e qytetit me te pasur te botes. Ne vazhdim vizitojme edhe ishullin Yas ne te cilin ndodhet kompleksi Ferrari World dhe pista e garave te Formula 1 15:00 – 17:00 Pas perfundimit te programit, kthimi ne Dubai Ne mbremje do te behemi gati per Darken Gala te Vitit te Ri, nje mbremje ku nuk do te mungoje argetimi dhe menuja e pasur. ( e perfshire ) Akomodimi ne hotel Dita 4: 01.01.14 Dubai Mengjesi ne hotel Kohe e lire per plazh Tour Opsional Ekstra Pagese - Jeep Safari ne Shkretetire me darke ( 40 Euro PP - Min 20 Persona ) 15:00 – 21:00 Jeep Safari Programi yne do te vazhdoje me Jeep Safari ne shkretetire Jeep Safari i cili do te na beje te kuptojme me se miri jeten e banoreve te shkretetires. Magjia e Shkretetires do te jete e servirur ne menyren me fantastike gjate ketij udhetimi Jeep Safari ne eksplorimin te Dunave dhe Oazeve te cilet ngjasojne me Diamantet ne mes te shkretetires pa fund.Gjate udhetimit do te kemi ndjesine e lirise absolute te cilen shkretetira na fal pa rregulla, pa rruge, pa tabela, por me shume Duna te cilat duken si dallge te stermedha ne nje det pa fund rere, te cilin do e sfidojme dhe arrijme ta mposhtim. Mikpritja Arabe do tju beje te ndieheni si Sheikh, dhe prane Kampit ku do te pushojme dhe do te shijojme Show e organizuar me Belly Dancer dhe Muzike Orientale. Aty do te shijojme darken me ushqime tradicionale ne Barbeque Pas perfundimit te programit kthimi dhe akomodimi ne hotel. Dita 5: 02.01.14 Dubai - Stamboll Pas mengjesit ne hotel ne shoqerimin e guides mund te vizitojme Dubai Mall. Aty do kemi mundesi te eksplorojme qendren tregtare me te madhe ne bote. Ne perberje te saj gjenden plot 1200 dyqane te markave me prestigjoze. Ne brendesi te ambjenteve ndodhet nje qender patinazhi, akuariumi me fasaden me te madhe ne bote, si edhe kinemaja me e madhe ne rajon. Gjithashtu mund te vizitojme “Mall of Emirates”, e cila ofron edhe nje qender per ski. Check-out nga hoteli dhe transferta per ne Aeroportin Internacional te Dubait Fluturimi per ne Stamboll Mberritja ne Stamboll dhe akomodimi ne hotel ne Stamboll Dita 6: 03.01.14 Stamboll – Tirane Mengjesi ne hotel Pas check-out nga hoteli, marim fluturimin per ne Tirane Fluturimi per ne Tirane Fundi i sherbimit tone
Posted on: Mon, 11 Nov 2013 17:39:35 +0000

Trending Topics



day. Trying to get the word out
MÃE, POSSO IR AO HOSPITAL VER MEU AMIGO? ELE ESTÁ DOENTE ! -
Hi guys! I made a solitaire card game that simulates a different
Being a High School Student Means: 1)You Buy Stationery But
Channel 13 News was just talking about this change in Facebooks

Recently Viewed Topics




© 2015