Divorcet shqiptare në rritje, ndahen nga 3 çifte në ditë - TopicsExpress



          

Divorcet shqiptare në rritje, ndahen nga 3 çifte në ditë Divorci në Shqipëri nga viti në vit ka shënuar rritje. Në dyert e gjykatave çdo ditë paraqiten qytetarë të cilët kërkojnë zgjidhjen e martesës për shkaqe nga më të ndryshmet. Vetëm në 6 mujorin e parë të këtij viti, pas shqyrtimit të padive civile me objekt zgjidhjen e martesës, gjykata ka pranuar të ndajë për arsye të ndryshme 563 çifte. "Rezulton rreth 937 çifte që kanë kërkuar zgjidhjen e martesës së tyre ndër to 563 janë ndërprerë me vendim gjykate. ndërsa 374 janë ende në procedurë. Pra kemi një rritje të numrit të kërkesave të ndarjes së çifteve me anë të divorcit. Është një fenomen shqetësues"-tha Valbona Myhedini, avokate. Arsyet e prishjes së martesës janë të shumta, por ato që janë evidentuar më shumë në vendimet e shkurorëzimeve është dhuna në familje dhe problemet ekonomike. "Faktorët janë shumë të ndryshëm janë sociale, janë ekonomikë. Por ndër faktorët e tjerë që kanë dalë kohës së fundit janë dhe dhuna në familje e cila është shumë shqetësuese, gjithashtu tradhtia dhe një fenomen tjetër është a ii emigracionit. Rritja e numrit të divorceve dhe dhunës në familje ka bërë që ligji të reflektojë dukshëm duke u rritur ndëshkueshmëria ndaj këtyre fenomeneve"-tha Valbona Myhedini. Për fat të keq, kohët e fundit e gjithë shoqëria jonë është e shqetësuar, madje tejet e tronditur për përmasat alarmante që ka marrë fenomeni.
Posted on: Wed, 14 Aug 2013 08:20:00 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015