Dje ,nje predikuese nga Qipro,e ftuar tek kisha "Logos Church" - TopicsExpress



          

Dje ,nje predikuese nga Qipro,e ftuar tek kisha "Logos Church" tregoi nje histori. Tek nje pallat,ne kat te dyte ,kishte marre zjarr nje hyrje.Te gjithe kishin dale perjashta,por nje femije ishte bllokuar nga flaket dhe nga frika nuk kishte mundur te dilte perjashta;del ne ballkon dhe aty tymi dhe flaket kishin mbuluar gjithcka dhe femija nuk kishte mundesi te shihte asgje.Por qe poshte, perjashta ishin mbledhur njerez dhe midis tyre edhe babai i femijes se vogel.Dhe babai i therret femijes ne emer;" Hajde ,hidhu qe nga ballkoni se une jam ketu dhe po te pres" dhe hapi krahet e tij per te pritur femijen e vet.Por femija ju pergjigj ;"Baba po une nuk te shoh dot". Keshtu ndodh edhe me ne;Sa here qe djalli na mbyt me problemet ,me veshtiresi te ndryshme ,Perendia eshte aty dhe pret dhe thote;"Eja biri im ne krahet e mi ,se une jam ketu dhe pres per ty." Por ne ngaqe veshtrimi yne dhe perqendrimi yne eshte tek problemi ,veshtiresite , nuk mund te shohim Perendine i cili pret te kerkojme ndihmen e tij.Dhe ne themi po nuk e shohim Petendine,sepse ne shohim me syte e botes ,ate cfare bota sheh,nuk shohim me sy shpirterore;te shohim duke besuar se Perendia eshte atje ,ekziston dhe thote ;"Une jam ketu." Eshte shume e rendesishme ku perqendrojme vemendjen tone;te frika apo tek besimi te Perendia,te problemi ,te situata e veshtire qe po kalojme ,apo te zgjidhja qe ka Perendia per cdo problem dhe cdo pengese qe vjen nga djalli.Djalli i cili ka si qellim te terheqe sa me shume pas vetes,te krijoje probleme dhe veshtiresi,ceshtje nga me te ndryshmet te cilat na bejne te shkepusim vemendjen tone,perqendrimin tone nga Perendia dhe si perfundim te mos i japim rastin Perendise per te na ndihmuar ,per te na nxjerre nga problemi per te na ngritur lart. Jepini Zotit problemet dhe do te jeni te cliruar dhe bekimet e Perendise do te vijne ne jeten tuaj.Pamvaresisht nga problemet nga veshtiresite, Perendia ekziston dhe pret per ne ,pret qe fokusimi yne te perqendrohet drejt tij duke i kerkuar ndihme ,duke u lutur,duke kerkuar fytyren e tij,planin e tij,vullnetin e tij ,rruget e tij. Haleluja!Lavdi Perendise.Levduar qofte emri i Jezus Krishtit ne jete te jeteve!Amen.
Posted on: Mon, 08 Jul 2013 05:42:28 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015