Dortmundi është kthyer në një superfuqi financiare. Është - TopicsExpress



          

Dortmundi është kthyer në një superfuqi financiare. Është ekipi i parë gjerman që kuotohet në bursë dhe sezoni 2012-2013 ka qenë viti i artë. Nënkampionët e Gjermanisë arritën një buxhet prej 305 milionë eurosh, me një fitim prej 61.5 milionë eurosh. Duke i zbritur taksat, fitimi shkon 53.3 milionë euro, 86 për qind më shumë se një vit më parë. Për Dortmundin ka qenë rezultati më i mirë në historinë e klubit. Kujtojmë që dy sezone më parë fitimi ishte 34.3 milionë euro. Ndërkohë, nga suksesi në Champions, Dortmundi përfitoi 70 milionë, 54 nga UEFA dhe 16 nga biletat, fanellat dhe sponsorizimet. Gjithashtu, ata përfituan 37 milionë euro nga shitja e Gëces, por shpenzuan 50 milionë euro për tri blerjet në merkaton e verës. Sukses nuk ka pasur vetëm Borusia Dortmund sh.p.k & Co, por edhe aksionarët e tyre. Dividenca për aksion është rritur nga 6 në 10 cent.
Posted on: Fri, 23 Aug 2013 12:41:07 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015