Dua të jetoj! Dhe jo vetëm ta harxhoj kohën. Vështrues pasiv - TopicsExpress



          

Dua të jetoj! Dhe jo vetëm ta harxhoj kohën. Vështrues pasiv i ditëve të mia, që shkojnë dhe nuk kthehen më. Të gjithë më thonë se nuk bën ndryshe. Dhe se duhet të pajtohem. Të pajtohem me çfarë? Me robotizimin e të jetuarit! A është kjo e tëra që kjo jetë mund të ma ofrojë? Ndërsa disa të tjerë, të maskuar në rolin e idiotit të rëndësishëm, pa pikë turpi, prearazi thonë: "Shprehu!". Dhe kjo është kulmi. Të vjen të bërtasësh. Të thyhesh dhe të shkelmosh. Por zëri nuk del dot. Në heshtje shpërthen mllefi, që të bluan nga brenda. "Nuk është se nuk di të flas. Nuk është se nuk dua të flas. Sado që të përpiqesh, disa gjëra nuk ka se si të thuhen. Lodhja dhe mërzia nuk mund të nxirren me fjalë. Edhe sikur ta gjeja një mënyrë dhe ta them... As atëherë nuk do ta kuptoje." Dhe kështu, kjo natë bëhet edhe një më shumë në varg. Edhe një sikur ato. Një nga ato që nuk kanë fund. Një nga ato që të ngulfasin me pyetje pafund. Dhe të gjitha më pas shemben nën një të vetme; Deri kur?! A ka dikush që më zgjon nga kjo ëndërr e keqe?.............
Posted on: Sat, 03 Aug 2013 17:11:23 +0000

Recently Viewed Topics




© 2015