Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe Allahu thotë: “A nuk e sheh - TopicsExpress



          

Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe Allahu thotë: “A nuk e sheh se Allahu lëshon nga qielli ujë, e Ne nxjerrim me të fruta, ngjyra e të cilave është e ndryshme, e edhe nëpër kodra ka vija të bardha e të kuqe ngjyrash të ndryshme, e ka edhe shumë të zeza. Edhe nga njerëzit, nga gjallesat, nga kafshët po ashtu ka të ngjyrave të ndryshme. Po Allahut ia kanë frikën nga robërit e Tij, vetëm dijetarët, Allahu është mbi gjithçka është mëkatfalës.” (Sure Fatir: 27-28). Këto ajete u referohen mësimeve sikur shembulli i shiut, frutat me ngjyrat e tyre të llojllojta, llojet e maleve, speciet e ndryshme të kafshëve dhe variacione që ekzistojnë midis qenieve njerëzore. Këto ajete na tregojnë në gjuhën më të qartë të mundur që njerëzit mund ta kenë një mjet për të arritur besimin më të madh në Allahun dhe të pasurit dituri të madhe për Madhështinë dhe Fuqinë e Tij. Atëherë prej nga vijnë njerëzit me idenë se dituria për botën materiale nuk ka mundësi të të sjellë më afër Allahut?! Nëse e shikojmë me kujdes këto ajete, ne mund të shohim se ato u referohen temave gati të çdo shkence të të shkuarës dhe të tashmes, duke filluar nga astronomia dhe gjeologjia deri te zoologjia, botanika dhe antropologjia. Shkencat si këto janë “lëndë e parë” nga të cilat avancimi teknologjik është ndërtuar. Kur’ani është shumë i qartë në inkurajimin e tij për mësim. Në të njëjtën kohë, inkurajon leximin dhe meditimin tonë të jetë i mbështetur nga përkujtimi i Allahut, me qëllim që ne të mundohemi të shmangemi nga devijimi moral dhe material, e cila mund të rezultojë nga dobësia njerëzore dhe një tendencë për të ndjekur interesat e autoritetit dhe dëshirat e kota personale. Selman el Aude
Posted on: Fri, 24 May 2013 20:18:57 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015