Duke u plakur, njeriu jo domosdoshmërisht bëhet më i mençur - TopicsExpress



          

Duke u plakur, njeriu jo domosdoshmërisht bëhet më i mençur por, në çdo kohë, kupton vetëm këtë: gjërat e bukura, ato të sinqertat, që burojnë nga loçka e zemrës, i bëjmë vetëm pse këtë e kërkon shpirti ynë dhe jo domosdo pse ato i do bota! Vetëm kështu mund ta bëjmë botën më të mirë! Në pamundësi për të ndryshuar diçka, çdo ditë po mbyllemi më shumë e më shumë në vetvete. Po bëhemi si ato macet e lënduara, që të grithin sa herë i mbështet për muri. Kjo është vazhdimësi e së keqes që të tjerët bëjnë mbi ne. Kjo është e keqja e pafund. *Fragment nga Ditar dashurie i një shkrimtari
Posted on: Wed, 30 Oct 2013 09:15:29 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015