Durrës, Shkarkohen këshilltarët e djathtë në qark. Ja 6 emrat - TopicsExpress



          

Durrës, Shkarkohen këshilltarët e djathtë në qark. Ja 6 emrat e PD që do të zëvendësohen nga PS e LSI Ka nisur tatëpjeta e kryetarit të qarkut të Durrësit Armand Teliti i cili erdhi në krye të qarkut pas kurthit të ngritur nga vet PD ndaj ish kryetares Eglantina Bekteshi, kryetare e forumit të gruas në PD. Teliti do të duhet të dorëzojë vet mandatin e kreut të këtij institucioni ngase ai nuk është më as këshilltarë qarku, një nga detyrimet themelore që duhet mbajtur parasysh për përzgjedhjen e emrit të kreut të qarkut. PS dhe LSI kanë gjetur rrugën më të shkurtër për të ndërprerë ligjërisht mandatin e Telitit duke mos pritur përmbysjen me anë të votës së këshilltarëve të qarkut. Deri në fundin e javës së kaluar PD dhe aleatët e saj ishin të patundur në drejtimin e qarkut pasi kishin kartona shumë më shumë se PS. Konkretisht, nga 45 këshilltarë që ka këshilli qarkut të Durrësit, 25 prej tyre i përkasin PD, 1 PR, 2 PDIU dhe 2 PDK që së bashku bëjnë 30 mandate. Por ka mjaftuar mbedhja e këshillit të bashkisë së Durrësit për t’i dhënë fund karrierës së Armand Telitit si kryetar qarku. PS dhe LSI ia kanë bërë të pamundur qëndrimin Telitit si kryetar qarku për më shumë se 2 javë. Me një gur aleatët e majtë në bashkinë e Durrësit kanë “vrarë” jo vetëm kreun e këshillit bashkiak në Durrës, por edhe atë të qarkut. Pasi kanë zëvendësuar Indrit Hamitin e PD me Alban Ramohitaj të PS kanë shkuar edhe më tej. Në të njëjtën mbledhja këshilltarët e majtë duke pasur edhe shumicën e votave kanë bërë çfarë kanë dashur pa u dhënë mundësi të djathtëve të qëndrojnë e as të reagojnë. PS e LSI në të njëjtën mbledhje kanë vendosur që në vendin e Eduart Rubikut të PR të mandatojnë si nënkryetar të këshillit të bashkisë këshilltarin e LSI Hajri Nuhu dhe menjëherë kanë kaluar edhe në fazën më të rëndësishme, në atë të zëvendësimit të emrave të këshilltarëve që do i përfaqësojnë në këshillin e qarkut. Kërkesa për ta shtyrë këtë procedurë nuk është pranuar nga të majtët që këtë herë kanë qenë shumë të “pamëshirshëm” duke vendosur të ndëshkojnë rëndë PD edhe në qarkun më të madh në vend. Të djathtët janë shpartalluar shumë shpejt dhe ndryshe nga më parë, ata nuk do të kenë as dhe një përfaqësues në këshillin e qarkut. Ndërsa kjo është njëra anë, ajo që ka shkaktuar edhe tronditjen më të madhe ka të bëjë me emrin e kreut të qarkut Armand Teliti. Ky i fundit ka qenë këshilltar në qark si përfaqësues i bashkisë së Durrësit dhe që andej përmes një telefonate kërcënuese të ish kryeministrit Sali Berisha, kryetarja e qarkut Eglantina Bekteshi u detyrua t’i lërë vendin Armand Telitit. Por raportet e reja politike dhe aleanca PS-LSI ka sjellë edhe përmbysjen e Telitit i cili do të mund të qëndrojë jo më shumë se dy javë në atë karrige nga koha që vendimet e këshillit bashkiak mbërrijnë në zyrën e prefektit Genc Juka. Por Juka është në hall për karrigen e tij pasi flitet se ai do të shkarohet para se t’i jepet mundësia për të diskutuar për sa kërkon shumica e këshillit bashkiak të Durrësit. Të majtët në këshillin bashkiak të Durrësit kanë zëvendësuar Armand Telitin, Zamir Ramadanin, Klodian Pajunin, Eglantinan Bekteshin, Dilaver Tepelenën dhe Fartmir Valotin me këshilltarë të tyre. Ndaj sjhumë emrave të shkakruar nuk janë kuersyer as akuzat për përfshirjen e tyre në korrupsion dhe kërkesën për t’i vënë ata përballë drejtësisë. Kështu janë mandatuar për të përfaqësuar bashkinë e Durrësit në këshillin e qarkut Alfred Mullaraj, Roland Xhelili, Gëzim Agasi, Fatmir Gjergji, Flamur Gjuzi dhe Flutura Koni. Një hap i tillë nga njëra anë ka rrëzuar në mënyrë ultimative kreun e sotëm të qarkut Armand Telitin dhe i ka hapur rrugën për t’u ulur në karrigen e kryetarit të qarkut Roland Xhelilit emrit më të diskutuar për këtë post drejtues. PD e Durrësit është përfshirë në konflikte të forta të brendshme dhe nuk ka manifestuar as edhe reagimin më të vogël lidhur me zhvillimet e fundit, ndërkohë që shpresa e tyre e fundit është të urdhërojnë prefektin Genc Juka të mos e pranojë formulën e re e cila ka shkaktuar reagime edhe në njësi të tjera vendore të këtij qarku. Zgjedhjet e fundit në këshillin bashkiak të Durrësit kanë sjellë pështjellime edhe për Partinë Republikane e cila përfaqësohej në qark deri më tani nga Dilaver Tepelena. Tepelena është sekretar i përgjitshhëm i prefekturës, detyrë të cilën do e ketë shumë të vështirë ta ruajë pas formulës së re qeverisëse, ndërkohë që si qarku dhe prefektura pritet të përballen me reformë të thellë. Të dy këto institucione kanë në pjesën më të madhe përbërje politike në administratë dhe ky fakt do të përdoret fort nga qeverisësit e rinj për t’i dhënë fund mbushjes së administratës me militantë politik. Pas Durrësit pritet të ketë mocion mosbesimi edhe për këshilltarë të tjerë përfaqësues në qark nga bashkia Sukth, Manëz, Krujë dhe disa komuna. Të shkarkuarit 1. Armand Teliti PD 2. Zamir Ramadani PD 3. Klodian Pajuni PD 4. Eglantina Bekteshi PD 5. Dilaver Tepelena PR 6. Fatmir Valoti PDIU Të mandatuar 1.Alfred Mullaraj PS 2.Roland Xhelili PS 3.Gëzim Agasi PS 4.Fatmir Gjergji PS 5.Flamur Gjuzi LSI 6.Flutura Koni LSI
Posted on: Tue, 01 Oct 2013 17:52:03 +0000

Trending Topics



class="stbody" style="min-height:30px;">
THE BACK NINE HOLES Dear Friends, Good thoughts.....read
No que estou pensando? QUERO MEUS 2 CENTAVOS!!! Estou pensando que

Recently Viewed Topics




© 2015