E ARDHMJA.CILAT JANE SURPRIZAT E TEKNOLOGJISE - TopicsExpress



          

E ARDHMJA.CILAT JANE SURPRIZAT E TEKNOLOGJISE Që nga përqafimet ndërkontinentale deri tek robotët vrasës. Teknologja ka ndryshuar në mënyrë radikale mënyrën si blejmë, ruajmë dhe konsumojmë. Ajo ka ndryshuar mënyrën e lindjes së fëmijëve, madje dhe personin që lind beben. Shtëpia do të jetë një objekt dixhital i teknologjisë së lartë dhe gjithçka do të bëhet për të minimizuar ndotjen dhe maksimizuar efikasitetin. Videokonferencat, mesazhet elektronike, rrjetet ndërkombëtare të kompjutarave do të bëjnë që njerëzit të udhëtojnë gjithnjë e më pak, duke reduktuar transportin. Mosha mesatare e lindjes nuk do të jetë 30, por 60 vjeç. Largësia sdo të jetë më problem, pasi çdo emocion yni do të përcillet në largësi duke e minimizuar bërë mungesën fizike. Ëndërr? Thjesht realitet. E ardhmja e shtëpisë Dielli po lind në shtëpinë e së ardhmes. Rrezet e para do të bien mbi panelet solare të ndërtuara në mure dhe çati. Familjet do ta dërgojnë energjinë e tepërt në rrjetin elektrik kombëtar, duke zvogëluar ndotjen nga karboni. Në dhomën e gjumit agimi do të jetë i rremë. Një ekran sa muri do të transmetojë skenën e preferuar të familjes: një peizazh vjeshte apo plazhe ekzotike. Në ambient do të ndihet aroma e luleve të malit dhe vesa e mëngjesit do të bjerë mbi fytyrat e banorëve që ti zgjojë nga gjumi. Burri i shtëpisë do të bëjë dush i pari, me ujin e ricikluar të enëve të mbrëmjes. WC-ja do të analizojë jashtëqitjen e tij për shenja sëmundjesh. Sensorët në banjë do të sprucojnë aromatikë sapo të ndjejnë praninë e gruas. Burri do të përgatisë mëngjesin, ose më mirë do të urdhërojë frigoriferin dhe mikrovalën. E ardhmja e transportit Pas më shumë se një shekulli mund të themi me siguri se dominimit të motorit me djegie të brendshme i ka ardhur fundi. Era e automobilit do ti përkasë historisë. Teknologjia është atje. Motori do zëvendësohet me qeliza hidrogjeni. Honda ka prodhuar një makinë me karburant hidrogjeni. Mercedes-Benz i ka testuar makina të tilla dhe autobusët me hidrogjen janë parë në rrugët e Londrës. General Motors dhe Nissan e kanë një prototip të tillë. Ato duken si tradicionalet, por janë radikale: hidrogjeni reagon me oksigjenin brenda qelizave, të cilat prodhojnë energji që nxit motorin të drejtojë rrotat. Reaksioni prodhon vetëm ujë. Satelitët e lundrimit dhe radarët do ti ndihmojnë makinat të ngasin veten. Çfarëdo që të ngasin, motoristët duhet të paguajnë gjithnjë e më shumë. E ardhmja e riprodhimit Nëse mendja ju shkon për festa e argëtime, mendoni përsëri. E ardhmja e marrëdhënieve seksuale është pa seks. Të paktën për sa i përket riprodhimit. Që kur bebi i parë i epruvetës, Louise Brown lindi më qershor 1978, doktorët kanë punuar ta heqin pasigurinë nga krijimi i bebeve. Nëse lindja e Louise i bëri meshkujt të panevojshëm, thjesht si prodhuesi i spermës, edhe femra këtë fund ka. Bebja e parë e krijuar, rritur dhe lindur në laborator është në perspektivë, me prodhimin e mitrave artificiale. Shtatzënia e meshkujve ka lëvizur nga fantashkenca në realitet me zhvillimin e IVF-ve, ose transferimin e një embrioni në kavitetin peritoneal të burrit. Embrioni do të ngjitet në muret e barkut, njësoj si në ato të mitrës. E ardhmja e modës Shumë disenjatorë mode janë ende teknofobikë dhe arsyeja kryesore është se klientët e tyre nuk duan të veshin rroba nga fibra artificiale. Shumë të tjerë kanë gjetur mënyra ta përdorin teknologjinë ashtu si duhet. Veshjet sportive teknike shfrytëzojnë nanoteknologjinë. Kjo ka të bëjë me trajtimin e copës me teknologji të padukshme nga syri i lirë. Tashmë kanë dalë në shitje veshje kundër ujit të cilat gjithashtu nuk mbajnë njolla. Edhe nëse ju derdhet kafe apo vaj ato do të rrëshqasin. Struktura imiton sipërfaqen e lules së lotusit, e cila ka fije mikroskopike që parandalojnë thithjen e ujit. Adidas dhe Nike kanë prodhuar veshje kundër lagështirës, të cilat transferojnë djersën nga trupi në sipërfaqen e copës. E ardhmja e internetit Duhet të futem në internet është një frazë që i ka ditët e numëruara. Telefonat celularë, apo çfarëdolloj aparati të ketë evoluar prej tyre, do të jenë vazhdimisht të lidhur me internetin. Pak vite më parë qeshëm me frigoriferin me internet, por shumë shpejt asnjë makinë në qarkullim sdo të jetë pa të. Do të mund ta përdorim nxehtësinë tonë dhe sistemet e ndriçimit në distancë. Madje dhe veshjet do të jenë të lidhura me kiberhapësirën. Doni të përqafoni dikë në anën tjetër të botës? Me shtypjen e një butoni në celular veshjet e tyre do ta bëjnë për ju. Vija ndarëse mes trupit dhe internetit do të zbehet dhe do ta vëmë re vetëm nëse interneti nuk punon. Do të jetë e vështirë të kaloni disa minuta vetëm në shoqërinë tuaj. E ardhmja e luftës Një ekspozitë e fundit me teknologjinë e re ushtarake u paraqit prototipi i një makine vrasëse. Quhej URV (Automjeti robotik pa ekuipazh) dhe dukej sikur dilte nga filmat. Ishte e frikshme. Kishte radarë lazeri përpara që skanonin në çdo drejtim. Shumë mendojnë se ai është e ardhmja e luftës. Teknologjia do të sjellë armë të sofistikuara, fillimisht në SHBA dhe betejat do të bëhet kundër robotëve dhe jo ushtarëve. Robotë që mund të diktojnë, vlerësojnë dhe sulmojnë një shënjestër. Ata mund të vrasin pa mëshirë dhe as pendohen. Janë vrasës gjakftohtë. Teknologjia po ndryshon dhe natyrën e municioneve. Bombat termobarike kanë më shumë fuqi shkatërruese se çdo mjet tradicional dhe mjetet elektromagnetike janë në gjendje të çaktivizojnë kompjuterë pa vrarë asnjë.
Posted on: Fri, 25 Oct 2013 20:45:42 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015