E dashur grua! Po të shkruaj këtë letër për të të - TopicsExpress



          

E dashur grua! Po të shkruaj këtë letër për të të thënë që unë do të lë përgjithmonë.Kam qenë një bashkëshort i mirë për rreth 7 vjet dhe nuk ti mund të thuash asgjë për këtë. Këto 2 javët e fundit kam jetuar si në ferr…Shefi yt më tha sot që kishe lënë punën,nuk mund ta toleroj më këtë situatë.Javën e kaluar erdhe në shtëpi nuk ma vure re modelin e ri të flokëve, ,kisha gatuar ushqimin tënd të preferuar ti hëngre për dy min supën tënde dhe shkove të flesh. Ti nuk mi vure re as bokserat e reja qe kisha blerë.Ti nuk më thua më “të dua”,ne nuk kemi më një lidhje si burrë e grua.Gjithashtu e kam vënë re që ti nuk më do më.Kështu që unë po largohem. Ish bashkëshorti yt! P.S.mos u përpiq të më gjesh.MOTRA jote dhe unë po largohemi në një qytet tjetër. Bëfsh një jetë të lumtur! I dashur ish bashkëshort! Letra jote ma ka lehtësuar punën.Është e vërtetë që kemi qenë martuar për 7 vjet bashkë,megjithatë një burrë i mirë është shumë larg asaj që ti ke qenë.Nuk të thashë gjë për modelin e ri të flokëve sepse mendimi i parë që më erdhi në mëndje ishte”Ti dukesh si një femër”dhe mu kujtua shprehja e nënës time që thoshte”Nëse nuk ke një gjë të mirë për të thënë më mirë mos fol fare” dhe unë nuk komentova asgjë.Kur ti gatove ushqimin tim të preferuar më ke ngatërruar me motrën time sepse unë kam 7 vjet që nuk ha më gjëra të skuqura.Për sa i përket bokserave nuk nuk të thashë gjë sepse pashë çmimin 49.99$ në to dhe mu kujtua që motra ime më mori 50$ borxh atë mëngjes. Megjithatë unë akoma të desha dhe doja që lidhja jonë të funksiononte. Kështu kur unë fitova 100 milion dollarë,lashë punën dhe mora 2 bileta për Xhamajkë por kur erdha në shtëpi ti kishe ikur… Gjithcka ndodh për një arsye.Jam dakort.Shpresoj të kesh gjetur lumturinë që kërkoje. Avokati im thotë që letra që ti më ke shkruar siguron që ti s’do asgjë prej meje. Kështu që kujdesu për vete. Ish gruaja jote! E pasur dhe beqare. 4 në orën 1:47.MD P.S.Nuk e di a të kam thënë por motra ime ka lindur djale .Shpresoj të mos e kesh problem… Endri gips
Posted on: Thu, 07 Nov 2013 20:06:44 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015