E hënë , 15 korrik 2013 Ulen çmimet e biletave për ndeshjen me - TopicsExpress



          

E hënë , 15 korrik 2013 Ulen çmimet e biletave për ndeshjen me “FK Sarajevo”. Kukësi, ul çmimin e biletave për ndeshjen kulaifikuese të turit të dytë për Europa Ligë , ndaj FK Sarajevo. Vetë kreu i klubit , presidenti Safet Gjici, tha se kjo ulje ndonëse e paargumetuar ekonomkisht, bëhët vetëm e vetëm për t’u dhënë mundësi tifiozëve të jenë të pranishëm në stadium. “ Ne e dimë dëshirën e madhe dhe sakrificën që bëjnë tifozët tanë për të ardhur nga Kukësi në Tiranë për të na mbështetur , prandaj kam vendosur që çmimi i biletës nga 800 leke të zbresë në 500 lekë , vetëm për biletat që shiten në sportelin e Kukësit , ato të Tiranës , nuk do kenë ndryshim në çmim. Ndërkohë biletat e tjera në tribunat D2 si dhe në atë qëndrore A dhe B, do jenë po ato çmime përkatësisht nga 1000 dhe 3000 lekë si në Kukës ashtu dhe në Tiranë . Gjej momentin të sqaroj publikun se nuk janë 100 milion lekë arkëtime nga biletat në ndeshjen e parë , por 18 milion të vjetra , pasi janë shitur 1940 bileta në Kukës dhe Tiranë , shumica në tribunë përkarshi dhe jo në tribunën qëndrore . Vetëm për një ndeshje paguajmë 4 milion qira stadiumit. Gjishthashtu i bëj me dije publikut se janë afro 70 mijë euro shenzime deri tani për Kupat e Europës me tendencë rritjen , pasi do shkojmë në Bosnjë , si dhe faktin që paratë që përfitohen nga pjesëmarrja në Kupat e Europës nga UEFA, nuk lëvrohen tani , por më vonë. Edhe njëherë i ftoj gjithë tifiozët që ashtu si me si me FC FLORA , por dhe më shumë me boshnjakët të jenë në stadium. Përkrahja e tyre është forca jonë”,- ka thënë Safet Gjici forca Kukësi Jonë
Posted on: Mon, 15 Jul 2013 11:22:16 +0000

Trending Topics




© 2015