Edhe mua ndodh të më lidhet goja. Ta humb rrjedhën e mendimeve, - TopicsExpress



          

Edhe mua ndodh të më lidhet goja. Ta humb rrjedhën e mendimeve, të djersitem e të mbetem peng i një çasti të vetëm. Ndonjëherë, kur qëllon të jesh përballë me atë që i jep krahë zemrës sate, në vend që të shprehesh me fjalë zemre, nga goja të dalin fjalë me shumë pak kuptim. Thjesht humb në magjinë e çastit. Thuajse një forcë e padukshme, njëfarë gjygji, të pengon të flasësh e ta mpin deri dhe mendjen. Edhe pse mund të duket e panatyrshme, unë asnjëherë nuk pendohem pse më ndodh kështu. E marr më tepër si dëshmi se edhe unë kam zemër. Se edhe mua mund të më dridhen deri edhe gjunjët para dikujt. BY:flavia
Posted on: Sun, 22 Sep 2013 18:57:55 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015