Edi Rama, nesër vizitë në Kosovë. Ja axhenda Flash, Lajmi i - TopicsExpress



          

Edi Rama, nesër vizitë në Kosovë. Ja axhenda Flash, Lajmi i Fundite Enjte, 12 Shtator, 2013 | 14:50 pm Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama zhvillon neser nje vizite zyrtare ne Kosove. Sipas tyre, Rama në këtë vizitë do të shoqërohet nga bashkëpunëtorë të tij të afërt dhe të lartë. Pritet që kryeministri i ri i shqiptareve, Edi Rama t’i drejtohet me një fjalim Kuvendit të Kosovës. Ne nje njoftim per shtyp te zyres se kryeministrit te Kosoves behet me dije seRamës do t’i bëhet pritje me ceremoni shtetërore në Sheshin Skëndërbe, pranë objektit të Qeverisë. Në orën 09:30, do të zhvillohet një takim i përbashkët në mes të dy kryeministrave shqiptarë, Hashim Thaçi dhe Edi Rama në ndërtesën e Qeverisë. Më pas, nga 10:00- 10:45, do të zhvillohet, gjithashtu në ndërtesën e Qeverisë, një takim bilateral i delegacioneve të dy qeverive. Nga ora 10:45 – 11:05, është organizuar një konferencë e përbashkët për media e Kryeministrit Thaçi dhe Kryeministrit Rama në ndërtesën e Qeverisë. Rama, pas vizitave me kabinetin e homologut të tij, Hashim Thaçi, do të zhvillojë edhe një takim me Presidenten Atifete Jahjaga nga ora 11:10 në Kabinetin e Presidentes. Megjithëse kjo nuk është vizita e parë e Ramës në Kosovë, është e para si i pari i qeverisë shqiptare, vetëm pak ditë pasi është dekretuar në këtë post nga presidenti i Shqipërisë, Nishani.
Posted on: Thu, 12 Sep 2013 16:45:30 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015