Edi po i vejn hakut! A thua ne si popull a jemi dikush a nuk - TopicsExpress



          

Edi po i vejn hakut! A thua ne si popull a jemi dikush a nuk jemi! A mund të na tregoj dikush se çka mund të jemi! Sigurisht, që nuk jemi bash ashtu siç po na trajtojnë disa nga: - historianët e lodhur, - analistët e dehur, - pedagogët e trullosur, - gazetarët e shthurur, etj.. Po lexoja qasjet e ndryshme të komenteve, analizave mbi Islamin, osmanët, turkun, etj.. Po dëgjoja debatet vërtetë shumë qasje interesante mbi zhvillimet e fundit në Kosovë me ardhjen e Erdoganit. Të nderuar! Po vërtetë, kishin të drejtë të shqetësohen islamofobat, krye turku kishte ardhur vetë i gjashtëqindi (600) në Kosovë. Pastaj, i paska mbet hatri edhe kishës katolike, këtu kanë të drejtë edhe këta, dhe besa nuk kanë bo mirë që nuk i kishin bërë ftesë në inaugurimin e aeroportit “Adem Jasharit”. Po mos të harrojnë në inaugurimin e asfaltit “I. Rugova”. Siç kuptova, këtu Serbia tejet ish hallakat me fjalët e Erdoganit në Prizren, por të shkretës nuk po i vjen rendi se ja kanë marrë anën disa islamofob shqiptarë. Etj. Etj. Të nderuar! Kësaj i thonë: mirë është puna. Do të ishte edhe më mirë, sikur antiislamistat ta marrin vetën me të mirë, ta lexojnë punën me objektivizëm dhe ta shohin hesapin e mos të shkojnë “si cjapi te kasapi”. Emrat e njohur në shqiptari, e mëndje hapur, po janë të lirë të mendojnë e ta thonë se kështu është e vërteta burra. Turqia është aleti dhe miku jonë. Emrat e tillë janë të njohur, ku shumica prej tyre janë ateistë, jo mysliman, por ja janë të lirë e jo robër. Me dashamirësi kisha dashur që disa intelektual, historian, politikan, qeveritarë, deputet, ta ndalin hovin e keqbërjes e shpifjes kundrejt Islamit dhe myslimanëve. Kur nga kjo nuk marrin mësim atëherë po i vjen hakut edhe “vëllai” Edi nga Shqipëria, me fjalët: “TURKO-FOBAT JANË IDIOT”. Kam për shtypjen, se tipave të tillë vetëm kallëpi i “Edave” i bëjnë punë. Ulvi F.
Posted on: Fri, 25 Oct 2013 05:53:19 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015