Edlira Çepani: Vajza Ajra, lumturia jonë, Gerti i do shumë - TopicsExpress



          

Edlira Çepani: Vajza Ajra, lumturia jonë, Gerti i do shumë fëmijët » Dërguar më: 09/09/2013 - 08:48 Lajme te ngjashme “Bëra maksimumin në qeverisje, në opozitë me më shumë energji” • Datë: Sep 09, 2013 Eraldo Rexho Nuk di a mund të përshkruhen emocionet e këtij statusi të ri. Është një vorbull e tërë ndryshimi, që të merr me vete dhe nuk arrin të kuptosh ku përfundon jeta e mëparshme dhe ku fillon ajo aktuale, por një gjë është e sigurt, gjithçka duket më e bukur tani”. Kështu shprehet Edlira Çepani, drejtuesja e Rrjetit të Grave për Barazi në Vendimmarrje, kur e pyesim për ndjesitë që po i fal roli i ri - më i bukuri që mund të përjetojë një femër - ai i nënës. Në intervistën e veçantë për suplementin veror të “Gazeta Shqiptare”, bashkëshortja simpatike e deputetit Gerti Bogdani rrëfen në detaje jetën e ndryshuar tashmë, falë të voglës së saj, Ajra... Edlira, si ka qenë kjo verë për ty? E veçantë, e bukur dhe e mbushur me energji pozitive. Ku i kaluat pushimet? Pushimet i kaluam mes Dhërmiut, Pogradecit dhe udhëtimeve të vogla tek-tuk nëpër Shqipëri. Vera e sivjetshme të gjeti me një status të ri, atë të nënës... Cilat janë emocionet që ke përjetuar? Nuk di a mund të përshkruhen emocionet e këtij statusi të ri. Është një vorbull e tërë ndryshimi, që të merr me vete dhe nuk arrin të kuptosh ku përfundon jeta e mëparshme dhe ku fillon ajo aktuale, por një gjë është e sigurt, gjithçka duket më e bukur tani. Pushimet e kësaj vere kanë qenë shumë të nevojshme dhe më me vlerë se kurrë, se kësaj here iu dedikuan një personi që meriton gjithë kohën dhe vëmendjen e botës. Ishte bukur që çdo minutë të pushimeve pata mundësi ta kaloja me vajzën time, e cila, nuk ka dyshim që e ka kthyer çdo gjë në më të bukur, më me vlerë dhe më të përmbushur. Si ka ndryshuar dita jote? Ka ndryshuar pafund! Dita ka marrë një kuptim të ri, një arsye më shumë për t’u zgjuar çdo mëngjes dhe për të luftuar edhe më tepër për ta bërë këtë botë një vend më të mirë. Çfarë emri i keni zgjedhur vajzës? Çfarë domethënieje ka? Emri që zgjodhëm është Ajra. Donim një emër shqiptar, që të kishte kuptim në shqip (do të thotë Ajër) dhe që ta kishim përzemër. Ky është emri i parë që na erdhi ndërmend kur morëm vesh që do të bëheshim prindër dhe, ndonëse menduam shumë emra të tjerë derisa Ajra lindi, kur e pamë në sy, kuptuam se pikërisht ky emër i shkonte. Kujt i ngjan më shumë? Miqtë e mi thonë që më ngjan më shumë mua, miqtë e Gertit thonë që i ngjan më shumë atij. Bëj shaka! Në të vërtetë na ngjan nga pak të dyve (ndonëse unë mendoj se më shumë i ngjan Gertit). Është qaramane apo e qetë? Unë nuk kam ndonjë eksperiencë të gjatë me fëmijët, por për aq sa kam parë, kam një përshtypje që nuk ka fëmijë qaramanë apo të qetë. Fëmijët, të qarën e kanë mënyrën më të lehtë për të komunikuar. Nëse prindi i kupton dhe u plotëson atë çka duan, ata qetësohen. Nëse nuk i kuptojnë, ata qajnë, sepse duan të thonë diçka. Për mendimin tim, fëmijët janë të gjithë të qetë dhe të mirë, ata nuk qajnë asnjëherë kot. Të pëlqen të bësh parada mode me vajzën? (Qesh) Është ende e vogël. Mezi pres të rritet dhe të fillojmë paradat, ashtu siç kam akoma qejf të bëj me mbesën time. Si po ia bën tani në fillim, po të ndihmon njeri apo po mëson përmes librave? Unë kam pasur fatin e mirë të kem një mbesë dhe një nip (fëmijët e motrës sime) dhe duke ndihmuar time motër, kam mësuar jo vetëm disa nga gjërat praktike, por mbi të gjitha modelin se si duhet të rritet një fëmijë. Në fakt kam një mbesë dhe një nip të mrekullueshëm, dhe një model të jashtëzakonshëm se si duhet të jetë një mama e mirë, nga ime motër. Kam gjithashtu një model të shkëlqyer nga familja ime, të cilin do të mundohem ta ndjek hap pas hapi, ndonëse jam e sigurt se s’do të arrij të jem kurrë një prind aq i mirë sa ç’janë prindërit e mi. Ndërkohë, edhe librat, edhe faqet e ndryshme në internet më kanë ndihmuar shumë. Ndoshta është për shkak të moshës apo të një rastësie interesante, që edhe shumë mikesha të miat janë bërë nëna në thuajse të njëjtën kohë me mua, ndaj edhe ndarja e eksperiencave me to ka qenë e rëndësishme. Sidoqoftë rritja e një fëmije është gjithmonë një eksperiencë e re, personale dhe asnjëherë e mjaftueshme, pasi çdo ditë fëmija të mëson diçka të re dhe ti duhet të ecësh me hapin e tij/saj. Është Edlira një zonjë shtëpie? Gatuan, merresh me punë? Kushdo që, si unë, ka jetuar mbi 10 vjet në Itali, nuk mund të mos e ketë qejf gatimin. Në fakt, gjatë viteve të para në Itali, më dukej pak e ekzagjeruar e gjithë kjo vëmendje ndaj asaj që hahej dhe që gatuhej çdo ditë, por italianët, që e kthejnë çdo gjë në art, më gllabëruan edhe mua në këtë dëshirën e madhe për ta përdorur gatimin si një art, antistres dhe mënyrë për të shijuar jetën. Tanimë nuk shkëputem më dot nga kjo mënyrë të menduari. Në fakt Ajra ka sjellë një risi edhe në këtë pikë. Një miku im shumë i mirë, i bëri dhuratë Ajrës një tortë shumë të bukur kur mbushi një muaj dhe prej saj na lindi dëshira për t’i bërë çdo muaj nga një tortë të ndryshme. Ndaj çdo muaj, kur Ajra ka ditën e lindjes, unë i përgatis një tortë. Tashmë është kthyer në një “hobby”, jo vetëm për mua, por edhe për miqtë e mi, të cilët presin se çfarë forme dhe shijeje do të ketë torta e radhës. Po babi Gerti, si ndihet? Për këtë duhet pyetur babi Gerti (buzëqesh). Është shumë i lumtur! Gerti ka pasur gjithmonë një marrëdhënie shumë të veçantë me fëmijët, të cilët e duan menjëherë sapo e njohin, dhe patjetër që kjo ndodhi natyralisht edhe me Ajrën që në momentin e parë. Janë një dyshe e mrekullueshme kur bashkohen me Ajrën, e mbushin shtëpinë me shumë gëzim. Të ndihmon në rritjen e vajzës? Po. Ndonëse me shumë punë dhe impenjime, mundohet dhe ndihmon shumë. Mungesat e bëra gjatë fushatës, si po i shlyen? Na qëlloi një periudhë tejet e rënduar, fushata dhe zgjedhjet në fakt. Gerti kuptohet që ishte i angazhuar maksimalisht gjatë fushatës, por edhe unë nëpërmjet Rrjetit të Grave Barazi në Vendimmarrje kisha ndërmarrë që para fillimit të fushatës disa iniciativa për mbështetjen e grave kandidate dhe promovimin e grave në politikë, si kandidate dhe si votuese. Ndaj periudhën e zgjedhjeve, e shlyem plotësisht gjatë pushimeve, në të cilat, me shumë kënaqësi ndenjëm 24 orë pa u ndarë fare nga Ajra. Koha më e vlefshme që mund të shpenzojë njeriu, është ajo që shpenzon pranë fëmijëve dhe familjes. Po daja Arbri, sa i dhënë është ndaj mbesës? Edhe daja Arbri ka një marrëdhënie të bukur me fëmijët. I tërheq si me magnet dhe të gjithë fëmijët e duan. Ajra, ndonëse nuk i qesh askujt kot, daja Arbrit i qesh menjëherë sapo e sheh. Daja ndenji te materniteti gjithë kohën kur Ajra po lindte dhe ishte ai që i informonte çdo minutë edhe miqtë, që ishin të gjithë në pritje të të rejave. Daja, jam e sigurt që mezi po pret që Ajra të rritet edhe pak dhe të fillojë t’i flasë për historinë e Shqipërisë, ashtu siç bën sot me nipin dhe mbesën tjetër, dhe pse jo, ta marrë me vete në ndonjë nga ekspeditat e veta arkeologjike e kulturore nëpër Shqipëri (buzëqesh). Cili ka qenë urimi më i bukur që keni marrë për lindjen e vajzës? Urimet kanë qenë të gjitha të bukura! Jam ndjerë kaq bukur nga aq shumë urime që morëm nga të gjithë të afërmit dhe miqtë! Ishte një shumëfishim i jashtëzakonshëm i lumturisë pa kufi që kishim për lindjen e vajzës. Ndërsa urimet që s’më pëlqejnë aspak, veçanërisht mua që punoj çdo ditë për të drejtat e grave dhe vajzave, janë ato të tipit “Hajt mos u mërzit, se pas vajzës vjen djali”, e gjëra të tjera si këto, që, ndonëse mund të jenë pjesë e traditës e të thuhen pa u menduar gjatë, bëjnë dallime gjinore të pavlera dhe të pashëndetshme për askënd që në fëmijëri. Ti, kur do t’i kthehesh punës intensivisht? (qesh) Sa do qeshnin të afërmit e mi me këtë pyetje. Se në fakt, pyetja që më bënë para pak ditësh ishte: “Po ti, kur do e marrësh lejen e lindjes?” (buzëqesh). Kushtet ishin të tilla që unë nuk e lashë dot punën time plotësisht as kur isha në maternitet, ku fshehurazi nga të gjithë punoja me celular. Në fakt, ndonëse nuk kam arritur dot ta lë në asnjë moment plotësisht punën, kohën për ta kryer atë nuk ia kam marrë thuajse asnjëherë vajzës, - së cilës i jap vëmendje dhe përkushtim të plotë, - por orëve të mia të gjumit. Shpresoj t’ia dal kështu edhe në vazhdim (buzëqesh). Po mban një regjim për t’u kthyer në formë? Pata fatin e mirë që, për shkak se isha duke punuar dhe isha në lëvizje deri në momentin e fundit, nuk pata ndryshime të mëdha fizike. Regjimit, kam premtuar që do t’i rikthehem pas pushimeve…
Posted on: Mon, 09 Sep 2013 15:28:46 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015