Elhamdulilah Në vetmi, i thelluar në mendime Sa i lumtur - TopicsExpress



          

Elhamdulilah Në vetmi, i thelluar në mendime Sa i lumtur jetoj në Tokë tZotit Dhunti të panumërta në jetën time Nuk paguhen as me gjak të robit Me sytë e ballit shikoj lart në qiell Një krijesë gjigante e krijuar për mua Në horizont një henë. Yjet dhe një diell Ku mbet falënderimi, gati u harrua Me veshët e mi dëgjoj melodinë e ezanit Zëra të bukur, thirrjen profetike Mahnitëm me zërin tërhjekës të Kuranit Allahu Ekber, sa është fantastike Në vargje e përshkruaj atë që e kam në mendje Zemra është ajo që edhe mendjen e dirigjon Gjërat, asnjëherë nuk shkojnë me hamendje Një falënderim të sinqertë nga ti, Zoti e don ©Ibrahim Maxharri
Posted on: Wed, 06 Nov 2013 14:50:41 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015