Emri dhe prejardhja e tij: Ai quhet Ebu Abdullah, Muhamed ibën - TopicsExpress



          

Emri dhe prejardhja e tij: Ai quhet Ebu Abdullah, Muhamed ibën Muhamed el-Muhtar ibën Ahmed el-Xhekeni esh-shenkiti. Rrjedhë nga familja Xhekeni-Shenkiti e cila ka prejardhje nga Mauritania. Paraardhësit e të clit me të madhe ishin shpërngulur dhe vazhdojnë të shpërngulen në Medine për dashurinë që kanë për këtë vend dhe për Xhaminë e Profetitt, sal-lallahu alejhi ue selem. Fisi I tj sipas disa mendimeve ka origjinë të vjetër me prejardhje arabe nga fisi Himjer e jo berbere. Ky dijeatarë në popull është bërë i njohur me emrin Shejh Sheknikit andaj ashtu do ta quajmë edhe ne në shkrimin tone. Babai i tij: Babai I shejh Shenkitit edhe ai quhej Muhamed ashtu si e emëroi edhe të birin për dashurnë që kishin për Profetin, sal-lallahu alejhi ue selem. Emra këta të cilët janë shumë të përhapur në këtë fis ku edhe shpesh dëghuesit I përzihen persoonat për shkak të ngjashmërisë së emrave. Babai I Shejh Shenkitit ishte nga radhët e dijetarëve të njohur në Medinë dhe në tërë Arabinë Saudite, ai quhej Muhamed ibën Ahmed Shenkiti por nuk duhet të përzihet me dijetarin tjetër hirësinë e tij Muhamed Emin Shenkitin sepse këta janë dy persona të ndryshëm edhe pse ishin të afërt të një fisi dhe shokë të ngushtë. Babai I Shejh Shenkitit ishte njeri shumë I ditur në shkencat e ndryshme të fesë por dallohej në histori Islame, fikh dhe tefsir. Përmendet nga Shejh Uthejmini se I kishte treguar Shejh Shenkiti për babain e tij se ka ditur përmendësh librin “El-Bidaje uen-nihaje” e cila sillet nga 25 deri 30 vëllime. Pra është libër marramendës por jo I pamundur për mësim përmendësh nga njerëzit e këtij fisi pasi ata dallohen në tërë botën Islame për memorje të forte dhe përkushtim maksimal gjë të cilën e kemi vërejtur me vite të tëra nga fëmijët e tyre pa përmendur të rriturit. Babai I tij dallohej edhe me durimin e madh karshi sprovave të ndryshme, ai ishte njeri tejet I varfër I cili jetonte fillimisht në tenda e pastaj në shtëpi të vogëll lloçi në të cilën edhe vdiq. Gjithashtu kundër tij disa ziliqarë kishin shpifur dyshime karshi akides së tij duke akuzuar për pasim sektesh. Sprova këto për të cilat shejh kurrë nuk u ankua por vetëm përmendte Allahun dhe kërkonte ndihmë na ai. Sprovë tjetër ishte edhe sëmundjet e tij të cilat siç thamë I kaloi me sabër. Përmendet se ai edhe pse e lejonte anestezionin për operacion por vet nuk donte ta praktikonte kështu që njëherë kishte një aksident për shak të cilit duhet ndërhyrje kirurgjike nga mjekët duke qenë me vetëdije. Ata e bënë operacion në trup gjithashtu I qepën edhe kokën, caste në të cilat vetëm binte shehadet dhe tesbih Allahut duke mos humbur aspak ndjenjat e tij. Ai vdiq në vitin 1405 h. Allahu e mëshiroftë! Lindja e Shejh Shenkitit: Shejh Shenkiti lindi në Medinen e Profetit, sal-lallahu alejhi ue selem, në vitin 1381 h. ku edhe u rrit, u shkollua dhe në të vazhdon të jetojë. Shkollimi i tij Shkollën fillore e kreu në Medine, pastaj atë të mesme të ulët (klasa 5-8) dhe shkollën e mesme I vazhdoi në ambientet e Univerzitetit Islamik të këtij qyteti, për tu regjistruar në fakultetin e SHeriatit të cilin e përfundoi në vitin 1403 h.pastaj u caktua asistent në këtë Univerzitet ku edhe regjistroi studimet posdiplomike në studimin me titull: “Dyshimet-refuzimet në dëshmitë gjatë gjykimit” e cila akoma nuk është botuar. Pastaj regjistroi temën e doktoraturës në të njëjtin Univerzitet ku filllimisht desh të marrë për studim librin “El-Istidhkiar” të Ibën Abdul berrit por pas konsultimit me disa dijetarë ata I propozuan të punonte rreth “operacioneve kirurgjike dhe dispozitave të sheriatit” temë të cilën e pranoi duke e titulluar: “Dsipozitat fetare rreth operacioneve kirurgjike…” temë të cilën e mbrojti me sukses duke marrë notën më të lartë të mundshme ku Univerziteti propozoi botimin e librit I cili është botuar shumë here. Ky libër ishte një sukses I madh I Shejhit I cili tregonte pjekurinë, përkushtimin, diturinë e gjërë dhe leximin e pandalshëm të tij perms të cilit arriti t’I jepte note shumë positive në mesin e dijaterëve dhe u ngrit nga shkalla e nxënësit të dijes në atë të dijetarit edhe pse në moshë të re (afër të tridhjetave). Ky libër fitoi edhe “Çmimin e Medinës së ndritur për studime shkencore” I icli çdo vit I jepet librit më të mire të vitit. Shejh Shenkiti kishte përfituar tepër edhe nga babai I tij të cilit kurr nuk ju nda nga derset dhe mësimet së bashku sin ë Haremin e MEdinës, në vendet tjera gjithashtu edhe në shtëpi. Mësuesit e tij: Më njohuri ishte babai I tij si përmendëm edhe më lart, me të lexonin shumë libra dhe I debatonin bashë. Atij nuk ju nda njëzetë e pesë vite deri vdiq. Mësues I tij konsiderohet edhe Shejh Abdulaziz ibën Bazi nga I cili përfitoi kur Shejh Bin Bazi ishte në Medine. Shejh Abdulmuhsin Abadi nga I cili shumë përfitoi I cili konsiderohet për momentin shejhu më I respektuar nga Shejh Shenkiti dhe ka raste kur takohen e rrinë bash e shpesh edhe Shejh Shenkiti e viziton atë në shtëpi. Shejh Abadi ka pasur raste kur edhe e ka udhëzuar dhe e ka mbështetur Shejh Shenkitin duke qëndruar përkrah tij nëpër fitnet e shpifjeve që bëheshin asokohe nga njerëz mendjelehtë. Martesa e tij: Shejh Shenkiti nuk është I martuar. Këtë e përmendëm për të sqaruar faktin se atij ju bënë dy shpifje kryesore gjatë decades së kaluar. E para ishte shpifja e njejtë si për babain e tij ku disa ziliqarë e quajtën njeri I sekteve dhe e dyta disa shpifje për mosmartesën e tij. Më tregonte profesori im Shejh Ahmed Rashidi I cili është nxënësi më I afërt I shejh Shenkitit dhe njeriu I veçuar I tij me derse sin ë shtëpi ashtu edhe kudo tjetër se: Kur ju kishin bërë Shejh Shenkitit këto shpifje atë e thirri Shejh Abadi dhe për shpifjen e pare e këshilloi që të mos mërzitej sepseçdokush e njihte nga dijetarët dhe nuk kishte nevojë për brengosje. Kurse për dyshimet rreth mosmartesës së tij Shejh Abadi e pyeti pse nuk martohet e deri atëherë Shejh Shenkiti nuk kishte pranuar të flasë me askënd për këtë punë por nga respekti për Shejh Abadin I tregoi se kishte probleme shëndetësore të cilat ja ndalonin martesën. Shejh Abadi me të dëgjuar këtë filoi haptas kundërshtimin e këtyre shpifësve disa prej të cilëve udhëheqësi I Medinës edhe I përzu tërësisht nga Medineja. Vlera dhe dituria e tij: Shejh Shenkiti njihet për dituritë e tij, për shkollimin e pandërpresë deri në gradën e doktorit. Pastaj për derset e pandërprera nëpër dijetarë. Ai dallohet për leximin e shumë librave një nxënës I tij përmend se gjatë një debate kishte pohuar se fetvatë e Ibën Tejmies I kishte lexuar tri here (libri përbëhet prej 37 vëllimesh) Ai gjithashtu ka trashëguar një bibliotek të madhe librash nga babai I tij me libra të vjetër e të rinj të cilën e pasuroi shumë më tepër edhe vet. Nxënësit e tij tregojnë se ai ka dhoma të tëra me libra, dhoma të cilave ua ka rpishur muret duke I lidhur mes vete për të qenë më lehtë ecja nëpër to. Ata cekin se ai të gjitha ato libra I kishte lexuar. Ka dituri në të gjitha shkencat e fesë ku edhe prej të gjitha atyre mban në memorjen e tij librat bazë të secilës shkensë por dallohet nëpër derse me dituritë e pazëvendësueshme në fikh ku me të drejtë pritet të jetë shejhu I shekullit në këto shkenca. Dituritë e tij janë të njohura për të gjithë ata që kanë dëgjuar për të gjithashtu edhe për ata që I dëgjojnë ligjëratat e tij. Në këto ligjerata vërehet qartë devotshmëria gjatë të folurit dhe frika nga Allahu, gjithashtu vërehet dituria e tij e madhe. Nga derset e tij dhe nxënësit e vet kuptohet se ai e di përmendësh librin “Bidajetul muxhtehid ve nihajetul muktesid” (dy vëllime) Nga sjellja e tij, nga bisedat, ecja dhe tubimet vërehet qartë sjellja e mire për të cilën nuk ka nevojë shumë të flitet sepse gjithsecili me një të takuar e vërteton. Derset e tij në Haremin e Medinës zakonisht janë në shkencat e fikhut në të cilin marrin pjesë me mijëra nxënës të cilët supozohet të kalojnë dhjetë mijëshin, një hallkë e madhe dersi sa në fund të syj nuk dallohen fytyrat e nxënësve nga largësi e tyre. Derset e tij janë të pandërprera në tri qytete në Mekë ditën e Martë, të Mërkurën në Xhide kurse të Enjten në Medine. Të gjitha këto udhëtime I bënë I vetëm me makinën e tij dhe harxhimet personale. Zakonisht vet vozitë makinën edhe pse njëri drejtim për në të dy qytetet arrinë 430 kilometër. Që do të thotë se Brenda një muaji vetëm në këto udhëtime të dijes kalon rreth shtatë mijë kilometre në muaj. Nuk ka dëshirë që t’I mundojë nxënësit e vet që ta shoqërojnë por nëse ndonjëri ka dëshirë që të shkojë me të atëherë ja vendos dy kushte përndryshe nuk pranon; kushti I pare: shpenzimet e rrugës t’I mare përsipër vet Shejh Shenkiti dhe kushti I dytë: ky bashkëudhëtarë të jetë prijës në udhëtim dhe ndërsa Shejhi të bëjë si I thotë ai. Përndryshe është kategorik për të mos marrë askënd pa këto kushte. Pra ka udhëtime të shumta kun ë mbrëmje kthehet nga Meka e nesër menjëherë niset për Xhide, pastakj prapë kthehet në mbrëmje në shtëpi për të mbajtur nesër ders në Medine. Është njeri I vendosur në repektin për diturinë, në derset e tij nuk lejon që gjatë ligjërimit ‘I ndërhyjë ndokudh me pyetje apo bisedë, nuk lejon në ders përdorjen e misvakut për tu habitur me të, gjithashtu këshillon që librat në ders të mos lëshohen në tokë nga repsketi për diturinë. Ai dallohet për rrespekt karshi çdokujt, nxënësit dhe besimtarët e dine këtë gjë në derse shpesh qanë kur përmend ajete e hadithe, kur e përmende babain e tij ndodhë të qajë. E rsepektonte shumë nënën e tij asaj vet I shërbente me duart e tij të gjitha nevojat. Është për tu habitur se profesori im Shejh Ahmed Rashidi –nxënësi I tij më ka treguar se njëherë pas dersit të Xhides kërkuan që bashkë me Shejhin të shkojnë në Umre në Xhide por ai refuzoi se nuk kishte marrë leje nga nëna për të shkuar edhe në Meke andaj nuk mnd të vij, nxënësirt I thane që ta thirrte në telefon e të merrte leje por ai refuzoi duke u arsyetuar se kjo formë nuk është respect porse duhet shkuar në shtëpi t’I ulet para këmbëve dhe pasi t’ia puthte duart e kokën t’ii këtkonte leje. Kështu edhe veproi e pastaj çprapë u kthye në Xhide për të shkuar bashk me nxënësit në Mekë. Pra kaloi rreth 900 km. për të kërkuar leje nga nëna. Ai bleu një shtëpi të madhe katër pesë katëshe dhe dy kate I mbajti për vete, njërin për të jetuar e tjetrin për bibliotekë, kurse katet tjera ua dhuroi të afërmve të tij vëllez[rve të babait dhe kudshërinjëve të tij duke ua falur për hir të Allahut dhe respect për afërsinnë familjare. Punët e tij: Shejh Shenkiti pas përfundimit të fakultetit u emërua asistent në Univerzitetin e Medinës për të ligjëruar shkencat e fikhut. -pasi përfundoi doktoraturën u emërua Prrofesor I kësaj lënde në të njëjtin Univerzitet. -U emërua ligjërues në Xhaminë e Profetit, sal-lallahu alejhi ue selem, në të cilin vazhdon edhe sot. -LIgjërues në xhamitë e Medinës për hytben të cilën fillimisht e refuzoi sepse ishte I nxënë, porse pastaj me kërkesë të emirit të Medinës që të përfitonin besimtarët SHejhi pranoi këtë kërkesë dhe u emërua zakonisht të ligjëronte hytbet e xhymasë në xhaminë e Kubasë. -Pastaj u zgjodh edhe pjesëtarë I komisionit të përhershëm të dijetarëve të mëdhenj të cilën nuk donte ta pranonte pasi arsyetohej se ishte I vogël për atë post. Por pastaj pasi e këshilluan dijetarët e vjetër në moshë dhe e bindën se ishte në dobi të muslimanëve kjo gjë ai pranooi, por nuk pranoi të transferohej me banim në Rijad pasi e donte Medinën e Profetit, sal-lallahu alejhi ue selem. -Tani nuk është më professor në Univerzitetin Islamik të Medinës pasi u arsyetua për shkak të punëve të shumta me dituri. Mbaj mend sa ishte professor në Medine kurrë nuk mund të ecte I vetëm, por pas tij shkonin me dhjetëra nxënës duke e pyetur për çështjet e dijes. Librat e tij: Shejh Shenkiti fillimisht nuk merrej me shkrime dhe nuk lejonte të botoheshin derse apo librae fletushka me emër të tij duke u arsyetuar se akoma është I vogël dhe nuk ka të drejtë të shkruaj për fe por njerëzit të lexonin librat e dijetarëve të mëdhenj. Pastaj me kërkesë të shumë dijetarëve, hoxhallarëve e nxënësve të tij filloi ngapak të merret me këtë gjë. Ai ka botuar pak libra dhe ato që janë të komentuara nëpër kaseta e dorëshkrime arrijnë në dhjetëra libra të cilat presim të botohen. Prej këtyre librave janë: -Dyshimet-refuzimet në dëshmitë gjatë gjykimit- tema e magjsitraturës. - Dsipozitat fetare rreth operacioneve kirurgjike…-tema e doktoraturës. -Mësime educative për studentin…-libër I mbledhur nga derset e tij të cilin e përgatitën disa nxënës të vet dhe ja ofruan që ta kontrollonte. -Komenti I librit me hadithe: Bulugul meram- I komentuar pjesërisht dhe I botuar pjesërisht -Sherh Zad mustakni I cili është ligjërata të tij t shkruara pastaj nga nxënësit e tij I botuar deri tani kapitulli I pastërtisë dhe ai I namazit. Allahu e ruajt Shej Muhamed ibën Muhamed Muhtar Shenkitin dhe vëllezërit e tij dijetarë ! Lulzim MEhmet Susuri
Posted on: Mon, 02 Sep 2013 09:42:58 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015