Epo, kështu është, të negociosh mbi qenien tënde, nënkupton - TopicsExpress



          

Epo, kështu është, të negociosh mbi qenien tënde, nënkupton të të humbë çdo shenjë. Pa nam e pa nishan - nga persishtja - pa emër e pa shenjë. Pa flamur, pa himn, pa stemë e simbol, pa sovranitet, pa ekonomi... Dhe nuk është faji i ndërkombëtarëve, por faji jonë që i mveshim ndërkombëtarëve mision moral. Misioni i tyre është thjesht realpolitik: për çdo situatë synohet zgjidhja që kërkon më pak energji e më pak shpenzime. Me sa duket, kërkon shumë më pak energji të "menaxhosh" shqiptarët e Kosovës, se sa 500 rrugaçë në veri.
Posted on: Fri, 06 Sep 2013 14:01:14 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015